Te burgosur dhe te semure mendore
Ne raportin e Institutit Europian saktesohet se shume persona qe preken nga semundje mendore gjate qendrimit ne dhomat e paraburgimit nuk kane akses te shpejte dhe te specializuar mjekesor.
Kemi ngritur nje problem te madh sepse akoma ne Shqiperi nuk ekziston nje institucion i specializuar per te trajtuar keta lloj personash thote Marta Onorato nga Instituti Europian.
Per zgjidhjen e ketij problemi eshte angazhuar Ministria e Shendetesise e cila eshte shprehur se shume shpejt do te ngrihet nje spital. Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve ka saktesuar se nje tjeter problem eshte kohezgjatja e qendrimit te personave te ndryshem ne dhomat e paraburgimit si pasoje e problemeve qe krijohen me prokurorine.
Nderkaq sindikalistet kane kundershtuar projektvendimin per tabelen e pagave te policise se burgjeve qe parashikon uljen e pagave te policise me 20-30 .
Nuk dihet nese kjo mase lidhet me veshtiresite e qeverise dhe te buxhetit te shtetit por fakt eshte se pagat e ketyre punonjesve po ulen.