E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kokaina nga Bolivia ne Durres

Prokuroria e Krimeve te Renda ka dhene detaje ne lidhje me bllokimin e 8 kilogrameve kokaine ne Durres gjate mbremjes se te martes.

Prokurori i ceshtjes Ened Nakuci zbuloi se droga kishte nisur udhetimin drejt Shqiperise nga qyteti Santa Kruz i Bolivise.

Hetimet kane nisur nje muaj me pare pas komunikimit me autoritetet gjyqesore te Holandes. Sasia e droges ishte e fshehur ne thase orizi tha prokurori i Krimeve te Renda Ened Nakuci.

Prokurori sqaroi se dy te arrestuarit Ergys Salku 24 vjec dhe Eduard Pelushi 37 vjec ishte hera e pare qe konstatoheshin qe ishin te perfshire ne nje rrjet nderkombetar droge kaq te fuqishem. Kjo eshte sasia me e madhe e kapur ndonjehere e kokaines ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›