PS, Ulqini: RTSH përdoret si TV privat i qeverisë
PS ka denoncuar funksionimin e Radio Televizionit Shqiptar duke theksuar se është i njëanshëm dhe përdoret si TV privat i qeverisë. Sipas Ulqinit, në edicionet informative dhe emisionet e RTSH-së mungon opinioni i opozitës e i qytetarëve.
TIRANE- Partia Socialiste nëpërmjet sekretarit të grupit të saj ka denoncuar funksionimin e Radio Televizionit Publik Shqiptar i cili sipas Musa Ulqinit është i njëanshëm dhe përdoret si televizion privat i qeverisë. Sipas Ulqinit, në edicionet informative dhe emisionet e RTSH-së mungon opinioni i qytetarëve dhe i opozitës, ndërsa protagonist kryesor është kryeministri Berisha me 90% të hapësirave.
“Në 160 emisionet speciale të transmetuara vitin e kaluar nga RTSh, 80% e tyre kishin në qendër të tyre Kryeministrin Sali Berisha dhe ministrat e tij. As edhe një ”speciale” e vetme nuk trajtonte problemet dhe shqetësimet e ngritura nga opozita. Edicionet informative te RTSh-së prej ditësh kanë si protagonist kryesor në 90% të kohës televizive vetëm përfaqësuesit e qeverisë dhe të mazhorancës aktuale” theksoi Ulqini gjatë një konference për gazetarët.
PS dënoi presionin e fortë të drejtuesve të këtij institucioni, të cilët sipas Ulqinit i detyrojnë gazetarët të shkelin çdo ditë ligjin për mënyrën se si transmetuesi i vetëm publik në vend duhet të informojë publikun.
“Paanshmëria në informimin e publikut, cili paguan çdo vit taksë për këtë transmetues në mënyrë që ai të jetë i paanshëm, sot është standardi më i dhunuar në këtë institucion, edhe pse ky standard sanksionohet qartë në ligj si një detyrim thelbësor i funksionimit të RTSh-së” u shpreh Ulqini. (e.n/BalkanWeb)