Tetraplegjikët, në grevë: Qeveria nuk zyrtarizoi kërkesat
Nëse qeveria nuk zyrtarizon paketën e kërkesave tona do të rifutemi në grevë. Kështu shprehen përfaqësues të para dhe tetraplegjikëve pas më shumë se një muaji nga dita kur qeveria miratoi kërkesat e tyre të cilat ende nuk janë zyrtarizuar.
TIRANE- Para dhe tetraplegjikët kërcënojnë se do të hyjnë sërish në grevë urie nëse qeveria nuk zyrtarizon paketën e kërkesave të tyre. pavarësisht se ka kaluar më shumë se një muaj nga miratimi i tyre nga qeveria, vendimet nuk janë botuar ende në fletoren zyrtare, duke lënë në këtë mënyrë sërish në pritje para dhe tetraplegjikët.
Protesta para Kryeministrisë do të jetë hapi i parë dhe nëse paketa sërish nuk do të hyjë në fuqi, atëherë ata paralajmërojnë se do të rifuten në grevë urie.
“Në 1 maj kur është edhe dita e punëtorëve ne do të protestojmë përpara kryeministrisë nëse sërish kryeministri nuk i vendos në fletoren zyrtare, atëherë ne do të hyjmë në grevë urie”, shprehen përfaqësuesit e Shoqatës së Para dhe tetraplegjikëve.
Në paketën e kërkuar nga para dhe tetraplegjikët parashikohet rritja e pagesës së paketës higjeno-sanitare, rritja e masës së karburantit në 80 litra në muaj dhe njohja e vjetërsisë së punës për shoqëruesit e tyre dhe rritja e pagesës për ta. Greva e parë e urisë zgjati 5 ditë dhe ajo u ndërpre pas takimit të grevistëve me tre ministrat të qeverisë Berisha, Bregun, Duron dhe Godon.
(a.r/news24/balkanweb)