Tiranë, një person i armatosur grabit filialin e një banke
Grabitet në mesditë një filial banke në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet kur një person i paidentifikuar me armë pasi ka kërcënuar punonjësit e bankës ka grabitur 8 mln lekë të vjetra nga sporteli.
TIRANE- Një person i armatosur ka grabitur sot në mesditë një filial banke në Tiranë në rrugën “Ferit Xhajko” pranë restorant Durrqsit. Autori i armatosur me pistoletë identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka arritur të marrë nga filiali i bankës rreth 8 milion lekë të vjetra vetëm nga sporteli dhe sipas burimeve të policisë nuk ka qëlluar me armë në momentin e grabitjes. Në një njoftim të vetë bankës thuhet se autori i maskuar ka kërcënuar punonjësit, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është lënduar, por disa deshmitarë okularë kanë rrëfyer se autori nuk ka qenë i maskuar. Sipas burimeve policore grabitësi ka shmangur kamerat e sigurisë çka shton dyshimet se kishte dijeni për mungesën e rojeve dhe pikat e dobëta të pajisjeve të sigurisë.
Pasi ka marrë paratë grabitësi ka dalë nga një derë e dytë e filialit të bankës nga ku mendohet se është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar. Për ngjarjen departamenti i hetimit të krimit dhe oficerë të komisariatit numër 4 kanë ngritur një grup hetimor për të zbardhur detajet e grabitjes dhe për identifikimin e autorit.
Por rasti i sotëm nuk është i vetmi në kryeqytet dhe në vend, vetëm muajt e fundit kanë ndodhur disa grabitje me armë në disa filiale bankash.
Për këtë arsye Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit i ka dërguar letër guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani për të ndërmjetësuar në rritjen e masave të sigurisë në bankat e filialet e tyre të nivelit të dytë me rritjen e numrit të policëve privat.
(a.r/news24/balkanweb)