E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Vendimi per videon Meta-Prifti deshmi e renies se ligjit

PS gjatë mbledhjes së kryesisë mbrëmjen e sotme ka miratuar ndër të tjera një deklaratë që pasqyron qëndrimin e kësaj force politike lidhur me vendimin e gjykatës së lartë për çështjen e video-përgjimit Meta-Prifti. Në këtë deklaratë PS e konsideron këtë vendim dëshminë më alarmante të rënies së rendit ligjor dhe shtetit të së drejtës, fakt të thërrmimit të parimit kushtetues “ të gjithe janë të barabartë para ligjit”. Kjo deklaratë përbën qëndrimin e parë publik të selisë rozë një ditë pas shpalljes së vendimit për Ilir Metën nga Gjykata e Lartë. Po në këtë mbledhje, kryesia e PS-së ka vendosur dhe mbajtjen e Asamblesë Kombëtare ditën e dielë në datën 22 janar

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›