Tregtaret ambulante jo me ne ambientet e QSUT-se
Tregtarët ambulantë nuk do të lejohet më të tregtojnë në ambientet e QSUT-së.
Drejtoria e Spitalit së bashku me Policinë Bashkiake kanë hequr 10 kioska të vendosura pa leje, kryesisht në hyrjen qëndrore të spitalit. Ambjent ky i kthyer prej kohësh në vend tregtimi për mallra të ndryshëm. Ndërkohë që këto dy institucione në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbyllur gjithashtu katër hyrje të hapura nga qytetarët që shfrytezonin spitalin si rrugë kalimi dhe krijonin kaos në territorin e tij
Ndërkohë shumë shpejt do të marre zgjidhje edhe parkimi i automjeteve i cili shpesh bëhet shkak për bllokimin e rrugës.
Në ambjentet e QSUT-së sipas drejtorisë qarkullojnë 3 mijë automjete dhe me vënien në zbatim të master- planit do të disiplinohet edhe parkimi i tyre