PS: Votojme kunder ligjit te SHKB, eshte anti-reforme
Partia Socialiste deklaron zyrtarisht voten kunder projektligjit per Sherbimin e Kontrollit te Brendshem. Kryetari i Komisionit te Ligjeve dhe Sigurise ne seline roze, Ylli Manjani tha dje se projekti per SHKB-ne eshte anti-reforme dhe manover e Qeverise per te kontrolluar dhe Policine e Shtetit. "Me kete projektligj qeveria synon te ndertoje nje super Ministri te Brendshme, e cila ka ne dore policine e shtetit, policine gjyqesore, madje edhe Prokurorine dhe SHISH", tha Manjani. Per kete arsye, sipas tij, Partia Socialiste nuk mund te pajtohet me keto politika te qeverise. "Qeveria propozon ndertimin e nje strukture mbikeqyrese te policise e shtetit, dhe paralele me prokurorine dhe me SHISH. Kompetencat e pa percaktuara qartesisht per SHKB do te shkaktojne perplasje ndermjet ketyre institucioneve, nga ku fiton gjithmone pushteti me i forte, pra ai i Qeverise", vijoi Manjani. Sipas tij, projekti qe po diskutohet ne komisionet parlamentare te Kuvendit, nuk eshte gje tjeter, vecse nje tjeter tentative e qeverise per te vene nen kontroll institucionet e autoritetet ligjore te pavarura nga qeveria. Prej me se nje muaji, deputetet socialiste e kundershtojne projektin e qeverise ne komisionet parlamentare. "PS nuk mund te nuk mund te pranoje kete projektligj qe cenon pavaresine e organeve te hetimit dhe profesionalizmin e Policise se Shtetit dhe krijon mundesi per nderhyrje jo ligjore e jo demokratike te Qeverise ne jeten private te qytetareve e as ne kompetencat e institucioneve te pavarura te shtetit", perfundoi Manjani.