Hetimet perfundojne ne 1 tetor
TIRANE - Ceshtja Kosta Trebicka, pritet qe te marre nje pergjigje perfundimtare me daten 1 tetor. Burime nga grupi hetimor, kane bere te ditur, se ne kete date pritet qe te dale pergjigjja zyrtare ne lidhje me aksidentin e ndodhur ne fshatin malor te Lekasit, ne Korce. Nderkaq qe dhe burime nga uniformat blu, kane konfirmuar se pas 10 ditesh do te dale perfundimisht ne menyre zyrtare, qe Kosta Trebicka, humbi jeten gjate nje aksidenti apo ishte nje ngjarje e stimuluar nga faktore te tjere. Burimet kane sqaruar se, gjate kesaj periudhe jane mbledhur fakte te ndryshme ne lidhje me ngjarjen dhe jane duke u shqyrtuar te gjitha. Pak dite me pare kane dale analizat toksikologjike, te bera nga Mjekesia Ligjore, qe nxoren se 52-vjecari Kosta Trebicka, nuk kishte konsumuar asnje lloj ushqimit ne diten e vdekjes se tij. Keto dokumente do ti dorezohen me pas Prokurorise, qe do jape dhe versionin perfundimtar te gjithe ngjarjes.
PROKURORIA
Vdekja e Kosta Trebickes, eshte duke u hetuar si aksident nga Prokuroria e Korces. Institucioni i akuzes se qytetit jug-lindor, deri me tani ka vetem kete pisten nen hetim lidhur me vdekjen e biznesmenit. Kjo gje eshte bere e ditur nga burime te Prokurorise se qytetit te Korces, sipas te cilave eshte vetem nje piste hetimi per ngjarjen ne te cilen humbi jeten Kosta Trebicka, dhe se hetimet e metejshme do te perqendrohen mbi nje aksident automobilistik. Keto pohime jane bere nga burime te Prokurorise vetem nje dite pas ekspertimit auto-teknik te makines qe ju krye nga ekspertet amerikane. Konkluzionet paraprake ishin se makina rezultoi e rregullt si nga ana teknike edhe ajo xhenerike. Eksperti auto-teknik i mberritur nga SHBA, edhe pas verifikimeve qe ka kryer ne automjetin e viktimes ka vazhduar te qendroje ne Korce per te kryer kontrolle me specifike te makines por edhe per te pergatitur raportin e tij qe do t'i vihet ne dispozicion Prokurorise se Korces. Ka te dhena ende te rezervuara qe edhe ekspertet amerikane te jene shprehur per nje aksident automobilistik qe i ka marre jeten Kosta Trebickes. Dhe ky eshte nje version paraprak i pales amerikane qe ka bere qe te deklarohet gjithnje e me shume nga grupi hetimor.
ANALIZAT
Institucioni i akuzes, qe eshte dhe ne krye te hetimit, ka bere te ditur se eshte ne pritje te pergjigjesh zyrtare te ekspertit amerikan, nga Policia e Virxhinias. Kevin Teten, ne te dhenat paraprake ka bere te ditur se, gjendja mekanike dhe xhenerike e makines, ne momentin kur eshte permbysur ka qene e rregullt dhe pa asnje defekt. Por nderkohe nuk kane dale ende pergjigjet zyrtare te autopsise se kryer ne Korce, te bere nga nje grup prej kater ekspertesh mjeko-ligjore dy nga Tirana dhe dy te tjeret nga Korca dhe Pogradeci. Ne kete menyre brenda dhjete ditesh do te qartesohet e gjithe ngjarja ku humbi jeten nje nga deshmitaret me te rendesishem te trafikut te dyshuar te armeve ne drejtim te Afganistanit, qe u denoncua pas shperthimit te ndodhur ne Gerdec. Kosta Trebicka, ka nderruar jete gjate nje ngjarjeje te rende, qe ndodhi ne fshatin Lekas, te Korces, ku ishte duke udhetuar me makinen e tij.
Artan Cena