E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Xhaçka: Në Kuvend pasi të plotësohen kushtet

“Sali Berisha u betua se do të luftonte korrupsionin dhe bënte zgjedhje të lira e të ndershme, në fakt u bë mbreti i korrupsionit dhe bëri zgjedhje që nuk ishin as të lira e as të ndershme. Ilir Meta u betua se do të nxirrte në pension Sali Berishën dhe do të hiqte nga kurrizi i shqiptarëve qeverinë e Gërdecit, në fakt mbajti në punë Sali Berishën dhe hipi edhe vetë në kurrizin e shqiptarëve duke u bërë pjesë e qeverisë së Gërdecit”, tha deputetja Olta Xhaçka.

Ajo shtoi se kjo qeveri do të thellojë krizën e demokracisë si dhe do të rrisë edhe  përfitimet e paligjshme të këtij grupi interesash familjare e klanore që do të ndeshë në rezistencën e palëkundur të opozitës.

“Sali Berisha kërkon që opozita të hyjë në Kuvend, ne jemi gati ta bëjmë që nesër në qoftë se na jepet e drejta legjitime e demokratike të bëjmë transparencë të plotë për zgjedhjet e 28 qershorit duke hapur kutitë e votimit përpara popullit shqiptar. Këtë të drejtë na e jep ligji elektoral i shkelur me këmbë dhe pa u vënë në vend kjo e drejtë vetë procesi i ligjvënies humbet vlerën e tij”, vijon deputetja e PS-së.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›