Qeveria. Gotat e shampanjës bashkojnë krerët e institucioneve
18/09/2009 Ceremonia, ministrat e rinj betohen të Presidenti Topi
Ceremoniali i betimit të kabineti të ri qeveritar bashkoi dje në Presidencë Tiranën zyrtare. Kështu, gjatë paradites së djeshme kreu i shtetit, Bamir Topi, u dorëzoi dekretet e emërimit anëtarëve të Këshillit të ri të Ministrave të miratuar dy ditë më parë nga kuvendi i ri i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Por në këtë ceremoni veç betimit nuk munguan takimet dhe shtrëngime duarsh mes drejtueseve të lartë të institucioneve kryesore në vend, por nuk kanë munguar edhe kritikat, në shumicën e rasteve në mënyrë direkte.
Takimi
Anëtarët e Këshillit të ri të Ministrave bënë dje betimin në Presidencë, ku kreu i saj, Bamir Topi, u dorëzoi dekretet për emërimet përkatëse. Në këtë mënyrë, pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve nga sekretari i përgjithshëm i Presidencës, zoti Aleksandër Flloko, ishte kreu i ekzekutivit të ri, Sali Berisha, që firmosi i pari, duke u ndjekur nga numri dy i këtij kabineti. Kështu, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat e kabinetit qeveritar, me dorë mbi Kushtetutë, bënë betimin para kreut të shtetit, i cili u dorëzoi dekretet e emërimit, duke u uruar njëkohësisht suksese në detyrën e rëndësishme. Ndërkohë presidenti Topi, duke mos ndjekur traditën, në vend të fjalimeve të rastit preferoi që të uronte dhe të shkëmbente mesazhet për një ceremoni të tillë duke trokitur gotat e shampanjës me anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar.
Pjesëmarrja
Në ceremoninë zyrtare të betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave, zhvilluar në Presidencë, ishin të pranishëm Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli; Kryetari e Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo; Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj; Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi; Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama; kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robert Çeku; Avokati i Popullit, Emir Dobjani; kryetari i SHISH-it, Bahri Shaqiri; kryetari i ILKP-së, Adriatik Llalla; kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj; deputetë dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit të Republikës. Kësisoj, referuar pikërisht kësaj pjesëmarrje, mbetet të kuptohet se të paktën vetëm për pak minuta mirëkuptimi mes palëve ishte prezent. Drejtuesit më të lartë të institucioneve kushtetuese kanë shtrënguar duart mes tyre, pa harruar të trokasin gotat e shampanjës edhe me anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar, duke lënë mënjanë kontradiktat, detyrim i cili kësaj radhe vinte i diktuar zyrtarisht. Dy ditë më parë Kuvendi miratoi qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit. Pavarësisht mospjesëmarrjes së opozitës dhe të kundërshtimeve të saj për mungesë legjitimiteti, Parlamenti i ri i mbledhur në seancën e tij të tretë ka miratuar me 74 vota “pro” dhe një votë “kundër”, atë të kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule, qeverinë e re të mazhorancës së djathtë të kryesuar sërish nga Sali Berisha. Po kështu, po gjatë kësaj seance Kuvendi ka miratuar edhe programin politik të kësaj qeverie, të prezantuar nga Kryeministri Berisha.
Mblidhet qeveria e re
Berisha: Jemi kundër kërkesave joligjore
Betimi i përfaqësuesve të kabinetit të ri qeveritar në Presidencë solli dhe mbledhjen e parë të ekzekutivit. Kështu, menjëherë pas ceremonialit të betimit kreu i qeverisë së re, Sali Berisha, preferoi që të thërrasë në mbledhjen e tij të parë Këshillin e Ministrave. Gjatë fjalës së tij Berisha u ndal në vlerësimet për këtë kabinet, i cili sipas tij bazohet në performancën dhe suksesin e anëtarëve të tij. Ndërkohë pas vënies në dukje të disa prej prioriteteve të qeverisë së tij kreu i ekzekutivit shprehu vullnetin e mazhorancës për të bashkëpunuar me opozitën për realizimin e reformave të mëdha për vendin. “Është rasti t’i bëj edhe një herë thirrje opozitës të zërë vendet në Parlament. Në një sistem demokratik forcat politike kanë dhe do të kenë dallime me njëra-tjetrën, por ka një çështje themelore që në mbarë Europën dhe botën demokratike është një dhe vetëm një, dhe kjo është shteti ligjor. Në kuadrin e shtetit ligjor, ligjeve të vendit, ne absolutisht jemi të gatshëm të pranojmë çdo kërkesë të opozitës për çdo problem që ajo ta gjykojë se është në interesin e saj dhe të vendit, por kërkesa që bien ndesh me ligjet, që bien ndesh me parimet themelore të ndarjes së pushteteve, nuk duhet të mendohen as nga pozita, as nga opozita”, - deklaroi Kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij.
Kryeministri i rimandatur merr mesazhe urimi nga Presidenti i Komisionit Evropian
Baroso: KE mbështet integrimin në BE
“Besojmë se qeveria juaj do të përmbushë sfidat drejt integrimit evropian”
Oli Xhilaga
Qeverisë “Berisha 2” i janë përcjellë mesazhe të shumta urimi nga drejtues të lartë të Bashkimit Europian. Menjëherë pas miratimit në Kuvend si dhe betimit në Presidencë kabineti i ri qeveritar i drejtuar sërish nga Kryeministri Sali Berisha është përshëndetur nga përfaqësues të diplomacisë ndërkombëtare. Ndër ta ishte dhe urimi i presidentit të Komisionit Evropian Jose Manuel Barrozo, i cili uroi Kryeministrin Berisha për riemërimin e tij si kryeministër i Shqipërisë dhe për miratimin e qeverisë së re. “I dashur Kryeministër, në emër të Komisionit Evropian dhe emrin tim do të dëshiroja t’ju uroja për rizgjedhjen Tuaj si kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe miratimin nga Parlamenti të qeverisë së re që Ju drejtoni”, - verësohej në mesazhin që Barozo i drejtoi Kryeministrit Berisha. Por në tekstin përshëndetës vihej re edhe vëmendja që presidentit i Komisionit Evropian u ka kushtuar aspiratave të vendit tonë drejt anëtarësimit në BE. “Tani që ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit dhe vendi juaj ka aplikuar për anëtarësim në BE, Komisioni Evropian beson se qeveria Juaj do të tregojë vendosmëri në përmbushjen e sfidave drejt integrimit evropian, veçanërisht në forcimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin e institucioneve demokratike”, - vlerëson në urimin e tij Barozo. Në këtë mesazh vlerësohet qartë qëndrimi i Komisionit Europian për të vijuar në mbështetjen e tij drejt realizimit të një çështje të tillë. “Komisioni Evropian mbetet i përkushtuar në mbështetjen e përpjekjeve të vendit tuaj në këtë proces. Shqipëria ka dëshmuar vullnetin e saj në nxitjen e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor dhe kam besim se vendi juaj do të luajë një rol konstruktiv në rajon”, - vlerësohej në këtë mesazh. Ndërkohë më tej në urimin e presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barrozo, uroi “suksese në trajtimin e sfidave që ju presin përpara dhe në punën për përmbushjen e së ardhmes evropiane të Shqipërisë. Ju lutem pranoni, i dashur zoti Kryeministër, sigurimet e konsideratës time më të lartë.” Kreu i mazhorancës, njëkohësisht kryeministri i rimandatuar në zgjedhjet parlamentare të qershorit, Sali Berisha, nisi të merrte mesazhe urimi për një fitore të tillë jo shumë vonë përfundimit të votimeve. Të përcjella përmes letrash apo telefonatash, urimet e përfaqësuesve të lartë të një sërë shtetesh përshëndetën pa ekuivok fitoren e së djathtës në këto zgjedhje. Madje, diplomacia e huaj në mesazhet e saj nuk kurseu dhe vlerësimet për atë çfarë përfaqësuan votimet e 28 qershorit. Njohja e një fitoreje të tillë nga qeveritë e vendeve të Bashkimit Europian, nga organizmat ndërkombëtarë, por dhe vlerësimet për procesin zgjedhor ishin një element mjaft i rëndësishëm për vendin, referuar pikërisht aspiratave të tij.
Misioni i SHBA-ve në OSBE
Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE përmes një deklarate të përfaqësueses së tij në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, znj. Carol Fuller, ka përshëndetur qytetarët dhe qeverinë shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. “Shtetet e Bashkuara përshëndesin qytetarët dhe qeverinë shqiptare për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 qershor 2009. Qeveria e Shqipërisë ka meritë për progresin e mirëfilltë në shumë fronte në këto zgjedhje dhe qytetarët e Shqipërisë meritojnë lavdërime për pjesëmarrjen në numër të madh në votim dhe për zhvillimin paqësor dhe me rregull të zgjedhjeve. Rezultati i votës përfaqëson qartë vullnetin e popullit shqiptar”, - shkruhej në këtë mesazh. Gjithashtu në të vihej theksi në faktin se raporti përfundimtar i OSBE–ODIHR-it vuri re se zgjedhjet, ndërkohë që nuk shfrytëzuan potencialin e plotë të Shqipërisë, megjithatë arritën shumicën e angazhimeve të OSBE-së dhe demonstruan përmirësime thelbësore në procesin e regjistrimit të zgjedhësve, kornizën ligjore, në votim, numërim e votave dhe gjykimin e ankesave paszgjedhore. “Qeveria e Shqipërisë ka bërë një punë të lavdërueshme në zhvillimin e instrumenteve të nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, - vlerësoi misioni i SHBA-ve në OSBE.
Mesazhi i Rehn për Berishën
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Olli Rehn, uroi dje Kryeministrin Berisha për riemërimin e tij si kryeministër i Shqipërisë dhe për miratimin e qeverisë së re. Pas urimit për rizgjedhjen e Berishës si kryeministër, Rehn vlerësoi në mesazhin e tij se “Shqipëria ka treguar gatishmërinë e saj për ecjen përpara drejt rrugës së integrimit europian. Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit ka hyrë në fuqi dhe po zbatohet mirë. Ju keni aplikuar për anëtarësim në BE. Gjithashtu progres i mirë është arritur në plotësimin e standardeve për liberalizimin e vizave, por nevojiten përpjekje të mëtejshme. Komisioni mbetet i angazhuar për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian”. Gjithashtu komisioneri për Zgjerimin u ndal dhe te zgjedhjet e 28 qershorit. “Tani që zgjedhjet u përmbyllën në përputhje më pjesën më të madhe të angazhimeve të OSBE-së, përpara keni sfida të rëndësishme, në mënyrë që të përparohet me axhendën e reformave. Parlamenti dhe kryeministri kanë një rol thelbësor në këtë kontekst. Ju inkurajoj Ju, i dashur zoti Kryeministër, si dhe qeverinë tuaj të re të punoni së bashku me opozitën në Parlament në çuarjen përpara të axhendës së reformave evropiane. Shpresoj që të gjithë liderët politikë të sigurojnë zhvillimin e një dialogu politik konstruktiv”, - theksoi Rehn.
Ilir Meta merr përshëndetjen e parë nga homologu italian
Fratini: Zgjedhja juaj garanci për bashkëpunim
Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, i ka dërguar dje një letër përshëndetëse ministrit të Jashtëm shqiptar Ilir Meta, ku e ka garantuar për mbështetjen që Italia do t’i japë Shqipërisë në të ardhmen në procesin e integrimit “Me rastin e emërimit tuaj ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta. Qeveria e re shqiptare ndodhet përballë perspektivave të një rëndësie të madhe dhe nga pala italiane nuk do të mungojë mbështetja për realizimin e tyre - i referohem në veçanti përmbushjes së integrimit europian. Kjo edhe në vijimësi të aderimit së fundi të Shqipërisë në NATO, sanksionuar nga samiti i Strasburgut e Kehlit në prillin e kaluar, për të cilin vendi ynë ka qenë fuqimisht i angazhuar. Shqipëria, ashtu siç pata mundësinë të nënvizoj edhe gjatë vizitës sime më 27 tetor 2008, ka bërë hapa domethënës, dhe shpeshherë jo të lehtë, në rrugën e përafrimit me institucionet euroatlantike, një udhë kjo që duhet të përshkohet me të njëjtën vendosmëri edhe në hapat e fundit, për të cilat qeveria e Tiranës mund të vazhdojë të mbështetet në miqësinë dhe përkrahjen e Italisë. Në këtë frymë, eksperienca juaj e kaluar përbën një garanci solide. Me dëshirën e një takimi të afërt me Ju, ju lutem pranoni, Zoti Ministër, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, - thuhet në letrën që Fratini i dërgon Metës. Kreu i LSI-së në konferencën e parë si ministër i Jashtëm
Meta: Qeveria e integrimit garanci për zgjedhjet e ardhshme
“Ftoj sinqerisht opozitën të ushtrojë përgjegjësitë për reformën zgjedhore”
Zëvendëskryeministri, njëkohësisht ministër i Jashtëm Ilir Meta përshëndeti vlerësimet e përfaqësuesve të presidencës suedeze të BE-së dhe SHBA-ve në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së lidhur me zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Kështu, në cilësinë e ministrit të Jashtëm, Meta zhvilloi dje konferencën e parë për shtyp në këtë institucion, tek i cili rikthehet sërish, por këtë radhë në bashkëqeverisje me Partinë Demokratike. Ndërkohë, ndalur te zgjedhjet e 28 qershorit si dhe te mesazhi i përcjellë nga përfaqësuesit e presidencës suedeze të BE-së dhe SHBA-ve në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, Meta i cilësoi vlerësimet e konstatuara nga kjo prezencë si mjaft pozitive. Sipas tij, këto vlerësime evidentojnë qartë arritjet dhe progresin e dukshëm në shumicën e objektivave për standardet e këtyre zgjedhjeve. “Vota e 28 qershorit shpreh në mënyrë të qartë dhe të pakontestueshme vullnetin e popullit shqiptar. Edhe në mesazhin e tyre përfaqësuesit e presidencës suedeze të BE-së dhe SHBA-ve vlerësuan në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së se raporti final i OSBE–ODIHR-it konstaton qartë se Shqipëria ka përmbushur shumicën e angazhimeve të OSBE–ODIHR-it dhe konfirmon arritje substanciale në procesin e regjistrimit të votuesve, kuadrin ligjor, procesin e votimit, numërimit dhe zgjidhjes së ankimimeve”, - vlerësoi Meta gjatë fjalës së tij. Nga ana tjetër, kreu i LSI-së nuk mund të mos lëshonte falënderimet e rastit për këtë prezencë në emër të Qeverisë së Integrimit. “Qeveria e Integrimit Europian falënderon OSBE–ODIHR-in si dhe partnerët tanë kryesorë, BE-në dhe SHBA-të, për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe permanente që japin për progresin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Ajo rikonfirmon se do të bashkëpunojë ngushtë në të ardhmen me këta partnerë për të adresuar vërejtjet dhe rekomandimet e tyre, në mënyrë që procesi i ardhshëm zgjedhor të jetë tërësisht i standardeve më të larta demokratike, siç i takon një vendi evropian”, - vuri në dukje Meta. Më tej Meta tha se “ftoi edhe një herë sinqerisht opozitën të ushtrojë përgjegjësitë e saj në mënyrë konstruktive dhe atdhetare për reformën e ardhshme zgjedhore”.
PS për qeverinë
Xhaçka: “Berisha 2” u prodhua nga manipulimi
Partia Socialiste ka shigjetuar ashpër qeverinë e re të kryesuar sërish nga Kryeministri Sali Berisha. Kështu, një ditë pas miratimit në Kuvend të kabinetit të ri selia rozë nuk ka kursyer kritika për mënyrën e votimit, por dhe të përbërjes së saj. Deputetja socialiste Olta Xhaçka listoi një sërë defektesh të kësaj qeverie, edhe pse ende nuk ka nisur punën. “Sali Berisha dhe Ilir Meta, së bashku me shpurën e tyre, u betuan përpara Presidentit pasi shkelën të gjitha betimet e bëra përpara popullit. Sali Berisha u betua se do të luftonte korrupsionin dhe do të bënte zgjedhje të lira e të ndershme, por në fakt u bë mbreti i korrupsionit dhe bëri zgjedhje që nuk ishin as të lira e as të ndershme. Ilir Meta u betua se do të nxirrte në pension Sali Berishën dhe do të hiqte nga kurrizi i shqiptarëve qeverinë e Gërdecit, por në fakt mbajti në punë Sali Berishën dhe hipi edhe vetë në kurrizin e shqiptarëve, duke u bërë pjesë e qeverisë së Gërdecit”, - u shpreh Xhaçka. Madje, duke vijuar po në këtë linjë, deputetja socialiste shtoi se “kjo qeveri është shëmbëlltyra e deformimit të rëndë të moralit të politikës e të qeverisjes në Shqipëri dhe pushteti i saj, i prodhuar me manipulime e korrupsion elektoral nga Sali Berisha si dhe me vota të trafikuara nga e majta në të djathtë nga Ilir Meta”.