PS: Zgjedhja e kryetarit përmes procedurave transparente
Zëdhënësja e kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli deklaroi për mediat se në mbledhjen e djeshme u ra dakord që "t’i sigurohet publikut transparencë e plotë për të vërtetën e krimit elektoral të 28 qershorit, si dhe transparencë e plotë për platformat politike të kandidatëve që do të konkurrojnë për kryetar të PS-së".
"Në kryesi mbizotëroi mendimi për nevojën e një reforme statutore, e cila nuk duhet të jetë e diktuar nga ndërhyrjet pjesore dhe në kushtet e emocionalitetit të konkurrimit politik. Kryesia konkludoi se kongresi duhet t’i hapi rrugën një procesi analize dhe debati të gjerë në parti rreth kësaj reforme, proces i cili brenda një afati të arsyeshëm t'i paraqitet kongresit të ardhshëm për miratim", thuhet në deklaratën e zëdhënëses.
Sipas saj, Kryesia shprehu vullnet për të mbështetur procesin e konkurrimit ndërmjet kandidatëve për kryetar të PS-së, konform kodit zgjedhor të partisë, duke iu garantuar atyre akses të plotë përmes përfaqësuesve të tyre që do të merren me organizimin e këtij procesi: votimin, numërimin dhe shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve, përmes rregullave dhe kushteve të njëjta e të barabarta për secilin nga kandidatët.
Një ditë më parë kryesia e PS-së në një mbledhje që zgjati gati pesë orë rrëzoi me shumicë votash paketën e ndryshimeve statutore të propozuara nga deputeti socialist Ben Blushi. Mes të tjerash në këtë paketë kërkohej që nëse kryetari i PS-së humbet zgjedhjet atëherë ai duhet të japë dorëheqjen dhe nuk duhet të rikandidojë për këtë post. Kryetari aktual i PS-së ka deklaruar rikandidimin e tij për kryetar të PS-së, ndërkohë që një kandidaturë zyrtare për këtë post është dhe anëtari i Kryesisë, Arben Malaj.
Të shtunën PS do të mbledhë Kongresin e Jashtëzakonshëm ku do të miratojë rezolutën për zgjedhjet e 28 qershorit, si dhe paraqitjen e platformave nga kandidatët që do të konkurrojnë për postin e kryetarit të partisë.