E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një shekull agjërim

I lindur në 1901 në Siri, Marsik deklaron se ka agjëruar Ramazanin qyshkur ka qenë nëntë vjeç e derimë tani pa e lënë asnjë herë. Hasan Marsik thotë se agjërimi i jep njeriut shëndet dhe gjallëri dhe se nuk ka ndërmend ta braktisë deri kur të ndahet nga kjo jetë.

Megjithëse fëmijët dhe nipërit i thonë të mos e mbajë agjërimin, përgjigja e gjyshit 108 vjeçar është qortuese: “A nuk e dini se ç’është agjërimi? Mos më privoni prej tij!”

Marsik nuk ka as edhe naze në të ngrënë; mjafton të ketë në sofër qumësht, kos, dhallë apo jufka, dhe ai nuk kërkon më tjetër gjë.

Hasan Marsik ka 12 fëmijë dhe mbi 100 nipër e mbesa. Aktualisht ka shikuar edhe nipin e nipit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›