E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Zgjedhjet, nuk e njohim rezultatin e dhene nga KQZ

Selia roze, nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve zyrtar, te dhene dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Perfaqesuesi i Partise Socialiste ne KQZ, Genci Gjoncaj, pasi bojkotoi mbledhjen e djeshme tha ne emer te partise, se "PS nuk do te njohe asnje rezultat te deformuar zgjedhor". Sipas tij, PS nuk mund te pranoje deformimin e neserm te te gjithe institucioneve, per shkak te ketij rezultati te deformuar. "Partia Socialiste ka identifikuar rruget dhe mjetet politike dhe ligjore, brenda dhe jashte vendit per te vazhduar kete beteje, e cila nuk eshte thjesht beteja e nje partie politike, te ciles korrupsioni politik qeverises i ka grabitur votat dhe per me teper nuk i ka lejuar transparencen e kerkuar per votat e marra nga qytetaret e ndershem te ketij vendi", u shpreh Gjoncaj. Sipas tij, beteja e PS-se eshte per te verteten, nje beteje per Shqiperine evropiane, nje beteje per fatet e demokracise se neserme ne vend. Ne kete kuader, Gjoncaj akuzoi ashper anetaret e KQZ-se, qe me votimin e djeshem, i vune vulen nje procesi qe PS e cileson totalisht te deformuar dhe te karakterizuar nga standarde te nje demokracie te munguar. "Per fat te keq, ndryshe nga sa mund te shpresohej nga optimistet qe besonin se 18 vjet rropatje ne labirintet e hileve elektorale, keto zgjedhje do te garantonin standardet qofte dhe minimale, aq shume te kerkuara nga qytetari shqiptar, aktoret dhe faktoret lokale si dhe partneret tane nderkombetare, edhe ky proces, rezultoi i deformuar qe ne nisje, vazhdoi te jete i tille ne te gjitha hallkat e tij dhe u mbyll njelloj apo dhe me keq, i deformuar ne fund te tij", vijoi Gjoncaj. Ne emer te PS, ai tha se procesi u zhvillua me standarde te dyfishta, ku presioni politik mundi ligjin. Gjoncaj akuzoi se KQZ u shnderrua ne nje repart sulmi dhe certifikoi nje proces, i cili do te konsiderohet sot dhe neser i manipuluar dhe qe per rrjedhoje, cenon qe ne fillim legjitimitetin e institucionit qe do te pasqyroje kete rezultat si dhe moralin e cilitdo institucioni, duke nisur qe nga qeveria e neserme. "Fatkeqesisht KQZ, nuk permbushi detyrat e tij, dhe fatkeqesisht ky komision mbeti thjesht dhe vetem nje instrument ne duart e pushtetit politik te PD, pa u mundur te shkeputet duke pranuar ne verberi te behet nje instrument "kukullash" politike ne duar e kryeministrit", theksoi Gjoncaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›