E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Qeveria ime, reforma bashke me PS"

INTERVISTA/ Kryeministri Sali Berisha tha per radion Evropa e Lire se "pavaresisht nga kerkesa e saj per zgjedhje te parakohshme, une e garantoj opoziten se do te bej cdo perpjekje qe te procedojme se bashku per reforma te medha, qe nevojiten per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian"

Zgjedhjet kane perfunduar. Tashme eshte e qarte qe Partia Demokratike eshte fituese e ketyre zgjedhjeve, do te duhet te formoje koalicion me Levizjen Socialiste per Integrim, per shkak edhe te nje marreveshjeje paraprake. Por, si do ta gjeje veten, le te themi, Qeveria e re, Kuvendi i ri, kur kemi nje opozite, e cila thote se do te hyje ne Kuvend, por, megjithate, do te pergatise vendin per zgjedhje te parakohshme?

Une, ne radhe te pare, dua te shpreh vleresimin qe opozita u terhoq nga bojkoti i Parlamentit, sepse ky do te ishte nje veprim jashtezakonisht absurd. Keto zgjedhje u zhvilluan ne prani te numrit me te madh te vezhguesve shqiptare dhe nderkombetare dhe nuk besoj te kete nje qytetar te ketij vendi qe te mos pranoje se keto zgjedhje ishin me te mirat qe vendi ka njohur ndonjehere. Mund te them vetem faktin e fundit, qe cdo mandat i ketyre zgjedhjeve eshte votuar 7 me 0 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pra nga te gjithe komisioneret, pavaresisht nga propozimet partiake qe ata jane ne komision. Kerkesa e opozites per zgjedhje te parakohshme eshte nje kerkese naive do te thosha, e natyrshme per opoziten. Cdo opozite ka nje deshire - qe diten e pare qe instalohet ne Parlament, mendon se si mund te realizoje zgjedhje te parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme realizohen ne sistemet demokratike nepermjet mocioneve; opozita do te perdore mocionin dhe kjo eshte ne te drejten e saj. Gradualisht do ta kuptoje qe provokimi i zgjedhjeve te parakohshme eshte nje pamundesi, ne nje menyre, ne rrafshin kushtetues, pasi qe, sic dihet, Kushtetuta sigurisht qe ka Parlamentin, institucionin me kryesor te vendit, por edhe kryeministrit i ka dhene mbrojtjen e nevojshme qe te mund te qeverise. Ne kete kontekst, kjo mbetet nje aspirate per opoziten, por une mbetem i hapur qe te bashkepunoj me opoziten. Pavaresisht nga kerkesa e saj per zgjedhje te parakohshme, une e garantoj opoziten se do te bej cdo perpjekje qe te procedojme se bashku per reforma te medha, qe nevojiten per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian.

Ju thate qe zgjedhjet ishin me standarde, megjithate Edi Rama, kryetari i Partise Socialiste, dhe vete Partia Socialiste vijon te kembengule se procesi kishte parregullsi te medha, qe e ka ndikuar ne njefare menyre rezultatin...

Une mund te them kete, qe Edi Rama nuk ishte i afte te paraqese as proven me te vogel per parregullsi qe kane ndikuar ne rezultat. Le te marrin Beratin, qe ai u ra burive. Te gjitha procesverbalet e Beratit, te gjitha tabelat e rezultateve te Beratit, qytet qe qeveriset teresisht nga socialistet, te gjitha tabelat e rezultateve dhe procesverbalet e Tiranes, te gjitha tabelat e rezultateve dhe procesverbalet e Shkodres kane firmen e te gjithe komisionereve socialiste ne qendrat e numerimit dhe ne qendrat e votimit. Pra, nuk ka as edhe nje verejtje te vetme. Se dyti, Edi Rama duhet te behet i sinqerte. I sinqerte ne c'kuptim? Ai ka marre te gjithe filmin, filmimet e numerimit te votave ne Berat, i ka kontrolluar me dite te tera dhe nuk ka gjetur as defektin me te vogel. Do te thoni ju se nga i di une keto? I di, sepse jane dokumente qe i eshte dhene filmi. Di, nga ana tjeter, se sikur problematika me e vogel te ekzistonte ne numerim, Edi Rama do t'ia paraqiste ato filmime si prove materiale trupit gjykues, do t'ia paraqiste ato numerime defektuoze si prove materiale Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Dhe ne fakt, ai, ndonese mbushi faqe te tera me llafe boshe, prova materiale nuk paraqiti, as dhe nje te vetme. Se fundi, pasi perfundoi gjykimi, per Beratin votuan 7 me 0, votuan te gjithe komisioneret socialiste per shperndarjen e mandateve. Po keshtu votuan per Shkodren, po keshtu votuan per Tiranen.

Pra, ankimet, pa i substancuar, pa i bere te qenesishme, natyrisht nuk mund te merren per baze. Une e kuptoj sindromen e pikellimit qe te krijon humbja, por nuk ka as hidherim, as gezim te perjetshem, jane te perkohshem, kalojne keto dhe gjithcka normalizohet.

E verteta eshte qe kete gare jashtezakonisht te bukur, kjo mazhorance e fitoi, sepse fitoi taktika e saj, fitoi koalicioni. Une ia dola te bashkoj rreth vetes 17 forca politike, ai bashkoi rreth vetes 4 forca politike. Mesimi eshte mesim. Une kete konkluzion e nxora nga zgjedhjet e 2005-es, sepse ky ishte mekanizmi i fitimit; kete e aplikova ne zgjedhjet e 2009-es, do ta zgjeroj ne zgjedhjet e 2013-es. Andaj, Rama nuk ka pse te qahet.

Megjithate, kete vleresim pozitiv qe ju keni per zgjedhjet, a prisni qe ta reflektoje ne njefare menyre edhe raporti perfundimtar i OSBE-ODIR-it, duke pasur parasysh se vemendja ne raport do te perqendrohet te procesi i numerimit, qe duhet thene se zgjati plot nje jave?

Se cfare do te thote raporti, ajo eshte ne tagrin e tyre. Une nuk mund te paragjykoj, as te nderhyj. Eshte e vertete qe zgjati, por eshte e vertete qe keto zgjedhje u certifikuan ne kohen me te shkurter se te gjitha zgjedhjet qe Shqiperia ka zhvilluar deri me sot.

Ne vitin 2005 jemi deshmitare qe zgjedhjet jane certifikuar ne fund te gushtit. Por, ka pasur zgjedhje tjera, zgjedhjet lokale dhe te tjera, certifikimi i te cilave ka zgjatur dhe tre muaj. Natyrisht, ne gjithe kete proces, rendesi kryesore ka se a u zbatua ligji apo jo, a eshte shkelur ligji elektoral apo jo. Ligji elektoral nuk eshte zbatuar ne nje pike, sepse parashikonte perfundimin e numerimit diten e hene, pas se dieles se votimit, ne ora shtate te darkes. Ishte parashikim teresisht i gabuar. Pse? Nuk ishte llogaritur qe 1,550,000 flete votimi duhet te vendoseshin secila mbi skaner, mbi kamere, per t'u projektuar ne ekran, e cila kerkonte nje veprim te pakten 15 sekonda per flete. Pra, kerkonte nje veprim qe dyfishonte kohen e shikimit te fletes dhe kjo ishte arsyeja qe nuk perfunduan dot ne oren shtate pasdite - cka do te thote se ne zgjedhjet e ardhshme duhet te dyfishohen qendrat e numerimit te votave. Ka pasur disa tensione ne Bushat, ne Fier, ne Kurbin, te cilat i zgjodhi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Une mendoj se qytetaret shqiptare votuan te lire, pa asnje lloj trysnie ne qendrat e votimit. Une mendoj se votat e tyre jane numeruar me korrektesi dhe cilido qe dyshon ne korrektesine e ketij procesi, eshte i ftuar te shkoje te marre filmin, sic e mori Rama dhe t'i rinumeroje. Po ta beje kete, do te gjeje se numerimi ka qene korrekt. Natyrisht se standardet jane nje problem, qe edhe ne vendet me te zhvilluara nuk eshte se arrijne persosmerine, duhet gjithmone kujdes per to qe te persosen. Une nuk them se ishin te persosura standardet, them se ka vend per t'u permiresuar dhe do te permiresohen.

Po i rikthehem edhe nje here qeverisjes se re. Eshte nje pyetje qe ne fakt ju eshte bere disa here kohet e fundit, sidomos pas asaj qe konfirmoi edhe Levizja Socialiste per Integrim per te bashkeqeverisur me Partine Demokratike. A ndiheni i qete me Levizjen Socialiste per Integrim brenda Qeverise?

Plotesisht i qete. Une ndihem plotesisht i qete. Pse? Se pari, ky koalicion vjen nga nje diktim qe ben verdikti i sovranit. Partia Demokratike fitoi 70 mandate, por te jeni te sigurt qe edhe po te ishin 72 dhe 73 mandate, e njejta skeme do te zbatohej. Pra, votoi per nje koalicion. Ne kete rast, mundesite e koalicionit, ne spektrin e partive parlamentare, ishin dy: me Partine Socialiste dhe vendi do te mbetej me kater deputete ne opozite, me LSI-ne dhe vendi mbetet me nje opozite te fuqishme dhe mbetet me nje Qeveri funksionuese, me nje mazhorance bindese dhe ky eshte interesi me i mire. Pra, ne vendime te tilla te diktuara nga shembelltyra e rezultatit elektoral, absolutisht nuk mund te kem as zemerthyerjen me te vogel. Une garantoj ketu qe sikur te kishte ndodhur qe te mos ekzistonte LSI-ja dhe te kishte vetem dy parti, me keto rezultate, une do te beja koalicion me Partine Socialiste, se nuk mund te shkohej ne zgjedhje. Nuk ekziston koncepti te riperserisim zgjedhjet, sepse nuk mora te gjitha mandatet qe me duhen per te qeverisur, ne nje kohe kur qytetaret votuan ne kete menyre. Andaj, pres me shume interes krijimin e Qeverise se re dhe nje Qeveri qe ka per mision kryesor pergatitjen e vendit per integrim ne Bashkimin Evropian, qe ka mision kryesor punesimin, trajtimin e nje sere problemesh sociale qe mundojne vendin.

Nga ana tjeter, a eshte e vertete se me Levizjen Socialiste per Integrim keni bere nje marreveshje, le te themi paraprake, per te ndryshuar kodin zgjedhor per sa i takon komisioneve te administrimit te zgjedhjeve, per te parashikuar ndoshta nje komisioner te LSI-se ne keto komisione apo ndoshta te depolitizimi i komisioneve?

Eshte plotesisht e vertete qe jam ne favor te ndryshimit te kodit zgjedhor dhe dhenies se nje komisioneri forces se trete politike te vendit. Por, jo tani qe une jam ne koalicion, kete qellim e kam pasur edhe kur ata kane qene kundershtaret e mi dhe kete qellim e kam bere publik. Rastisi qe une, nepermjet ndermjetesit tim, me te cilin merresha vesh me Edi Ramen, i kam sugjeruar z. Rama me dhjetera e dhjetera here qe te mos perjashtohet LSI-ja, sepse per cdo shqiptar ajo ishte forca e trete politike. U detyrova te dal publikisht kur deputetet hyne ne greve urie dhe deklarova se votat e mia jane te gjitha ne dispozicion per te bere ndryshime ne kod, ne menyre qe z. Meta t'i jepej komisioneri. Atehere, kete qendrim qe kam mbajtur para zgjedhjeve, e kam konstant edhe pas zgjedhjeve, dhe ne do te luftojme qe te mbajme 84 vota, te ndryshojme kodin ne interesin me te mire te stabilitetit te vendit. E di qe do te me thoni se ne javen e dyte do te fillojne negocimet per kabinetin e ri dhe cfare do te marre Levizja Socialiste per Integrim apo aleatet e tjere ne bashkeqeverisje me ju, por, megjithate, a keni krijuar nje ide paraprake?

Domethene, negociatat do te fillojne dhjetediteshin e fundit te gushtit. 20 dite kjo Qeveri do te kete shansin te vazhdoje me shpejtesi me reformat, vendimet dhe programin e Shqiperise evropiane.

Meqenese Kushtetua nuk lejon instituimin e Qeverise se re para dhjetediteshit te pare te shtatorit, fundi i javes se pare apo fillimi i javes se dyte, atehere detyrimisht duhet qe kjo Qeveri dhe kjo administrate te funksionojne me kapacitet te plote dhe t'i permbushin detyrimet qeverisese te perditshme, por edhe ato afatgjata, perderisa jane ne kabinet.

Keshtu qe deri ne dhjetediteshin e trete te gushtit, une nuk cel negociata; gjate 10-diteshit te fundit do te fillojne negociatat jo vetem me LSI-ne, por mos harroni se une kam fituar me nje koalicion te gjere dhe une do t'i qendroj luajal koalicionit, do te diskutoj me partneret e mi per te ndare edhe me ta pushtetin sigurisht.

Nje nga prioritetet e Qeverise suaj, e deklaruar tashme edhe gjate fushates zgjedhore, eshte ceshtja e liberalizimit te regjimit te vizave. Ju e keni thene tashme se kjo do te ndodhe ne vitin e pare te ketij mandati te ri. Ku e mbeshtesni kete besim, duke pasur parasysh se ka nje vendim tashme te Komisionit Evropian per te liberalizuar vetem per disa vende te Ballkanit Perendimor?

Une mbeshtes kete para se gjithash ne vendosmerine time dhe te Qeverise sime per t'i permbushur te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga procesi i liberalizimit te vizave ne Bashkimin Evropian, per te bere nje pune shume serioze dhe per t'i permbushur ato me seriozitetin me te madh dhe me sigurine me te madhe. Une mendoj se po punohet intensivisht dhe ne menyre transparente per permbushjen e tyre. Jam i bindur se Shqiperia, per shkak te mungeses se pasaportave biometrike dhe disa detyrave te lena nga grupi i eksperteve te Komisionit Evropian, qe erdhi dhe preku ne vend gjithcka, do te mund t'i plotesoje keto dhe pas plotesimit te tyre, kam siguri te plote se do te vendoset per liberalizimin e vizave edhe per Shqiperine, gjate vitit te pare te mandatit te dyte.

A ishte ne fakt vendimi i Komisionit Evropian, le te themi nje lloj penaliteti, qe i beri disa vendeve te Ballkanit Perendimor, ku futet dhe Shqiperia, duke pasur parasysh qe Shqiperia dhe vendet tjera jane nder mbeshtetesit me entuziaste te integrimit ne Bashkimin Evropian?

Une, personalisht, kete proces e shoh deri tani te ece sipas parashikimeve. Ky ka qene dhe e kemi bere publik, ketu ka ardhur zoti Baro, zevendespresidenti i Komisionit Evropian, dhe komisioneri per drejtesine, sigurine ne Komisionin Evropian. Dhe, ne rast se ju kujtohet, deklaratat publike qe i kemi bere ne konference shtypi, kane qene te kesaj natyre, te kesaj fryme, qe Shqiperia po vleresohet, do te vleresohet, do behen zgjedhjet. Une e shoh qe procesi ecen sipas nje parashikimi qe eshte bere.

E thate ne fund te mandatit, e deklaruat qe do te shkoni ne Kosove. Do te shkoni ne Kosove ne kete mandat te ri dhe kur mund te ndodhe kjo vizite?

Do te shkoj ne Kosove gjate ketij mandati disa here. Do te shkoj zyrtarisht, do te shkoj dhe privatisht, sepse dua te shkoj ne te dyja menyrat. Do te shkoj ne vizite zyrtare, do te perpiqem te shkoj edhe me pushime, sepse ka vende te mrekullueshme dhe une dihet qe preferoj vendet malore para brigjeve te detit. Keshtu qe kam vendosur te shkoj ne te dyja menyrat. Do te shkoj sa me shpejt. Te krijohet Qeveria dhe do te shkoj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›