E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS akuza Berishes per perurimet ne shkolla

Kryesia e Partisë Socialiste, përmes një deklarate të posaçme, të publikuar pas mbledhjes, akuzon kryeministrin Sali Berisha se gjatë përurimeve të shkollave, ka ndërmarrë një propagandë politike. Sipas kupolës rozë, kreu i qeverisë shkel në mënyrën më të papranueshme ligjin për arsimin parauniversitar.

Gjatë mbledhjes së kryesisë socialiste, mësohet se janë diskutuar edhe çështje të tjera organizative. Në këtë aspekt, lidershipi socialist ka diskutuar mbi mundësinë e zhvillimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, fundjavën e ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›