Berisha Zgjedhje te lira e te ndershme interes jetik edhe i opozites
“I kërkova sekretarit të përgjithshëm AP-së të OSBE Zanier që të mbështesin praninë në Tiranë të ODIHR dhe Asamblesë Parlementare në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të jenë zgjedhje që plotësojnë tërësisht standardet dhe mora siguri të plotë” . Kështu ka deklaruar kryeministri Sali Berisha në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit me sekretarin e AP-së të OSBE, Lamberto Zannier.
Kryeministri tha se e bazon zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në vendosmërinë e qeverisë për të bërë gjithçka që ka në dorë dhe ka jo pak në dorë për një proces të lirë e të ndershëm, si edhe e bazon në interesin jetik të opozitës për një proces të lirë e të ndershëm
Kryeministri theksoi se i ka shprehur mirënjohjen për kontributin në promovimin dhe konsolidimin e demokracisë.
“Unë jam dëshmitar për kontributin themelor, mekanizim themelor të demokracisë siç janë ato të zgjedhje të përgjithshme e lokale në të drejtat e njeriut, por ekspertiza e kësaj organizate ka mbuluar shumë fusha të tjera”- tha ia i cili falënderoi ambasadorin e OSBE-së Volfarth për angazhimin tij të madh në përputhje me mandatin që Parlamenti i ka dhënë.
Gjithashtu shefi i qeverisë tha se me sekretarin e OSBE-së ka folur edhe për një rol më të madh brenda organizatës për të dhënë kontribut në reformimin e ksa organizate, e cila mbulon hapësirën më të madhe të kombeve të lira sot dhe ka një rol të rëndësiëshm e pozitiv për të luajtur
Nga ana e tij sekretari i përgjithshëm i AP-së të OSBE, Zanier tha se takimin me kryeministrin Berisha ishte mjaft konstruktiv, ku u diskutua për rolin e Shqipërisë dhe rolin e OSBE-së në Shqipëri.
Zanier tha se mirëpret akti të Shqipërisë në OSBE, sikurse edhe ambicien e saj për një rol edhe më aktiv në këtë organizatë, ndërkohë që shprehu mbështetjen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Gjithashtu ai kërkoi nga palët që të vijojnë dialogun politik.