PS akuza qeverisë: Vendi i zhytur në krizë, shqiptarët po varfërohen cdo ditë
TIRANE- Partia Socialiste ka akuzuar sërish kryeministrin Berisha për krizën ekonomike që po kalon vendi. Deputeti Taulant Balla gjatë një komunikimi me mediat tha se përmes votës së vjedhur, kryeministri Berisha po mban në këmbë një pushtet hajdutësh dhe po i varfëron shqiptarët cdo ditë e më shumë. Balla tha se se cmimet e shportës janë rritur ndjeshëm duke thelluar varfërinë, të cilën sipas tij nuk e ndjejnë vetëm kryeministri dhe oborri i tij.
“Vetëm familja e Sali Berishës dhe familjarët e oborrit të superpasuruar nga korrupsioni nuk e ndjejnë sot thellimin e varfërisë për shkak të rritjes së cmimeve. Cmimet e shportës ushqimore janë rritur frikshëm bashkë me inflacionin. Fatkeqësia më e madhe nuk është që Sali Berisha i vodhi zgjedhjet e 28 qershorit, por fakti që Berisha përmes vjedhjes së votave po mban me pahir një pushtet për të vjedhur shqiptarët“ u shpreh Balla.
Ndërkaq deputetja Mimi Kodheli tha se qeveria Berisha është e paaftë për nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike. Kodheli theksoi se treguesit e fundit ekonomik flasin qartë për frenim të rritjes ekonomike në vend.
“Inflacioni zyrtar në muajin shkurt të vitit 2010 rezultoi 4.4% duke tejkaluar me 0.4 pikë kufirin e sipërm të tolerancës së përcaktuar nga Banka e Shqipërisë. Pushteti i Sali Berishës, i ngritur mbi manipulimin e votës po rrit cmimet, po shton papunësinë, po zhyt Shqipërinë gjithnjë e më tepër në krizë dhe po e vështirëson cdo ditë e më shumë jetën e gjithsecilit prej nesh“ theksoi Kodheli.
(e.n/News24/BalkanWeb)