Ikin emigrantët, fluks në dogana
KORCë- Fluksi i menjëhershëm i emigrantëve drejt pikës doganore me Greqinë, në Kapshticë të Korcës, ka krijuar rradhë dhe pritje në kufi gjatë orëve të mesditës së sotme.
Burime nga kjo doganë bëjnë me dije se pala shqiptare po punon me 6 sportele ndërsa ajo greke me 5 të tilla, për të përballuar fluksin e menjëhershëm, ndërsa pritet që gjatë pasdites të shtohet numri i sporteleve në anën greke.
Mësohet se deri në mesditë nga pika doganore e Kapshticës kanë dalë 3200 persona me 1300 mjete. Shkak i një rradhe të tillë është bërë nxitimi i emigrantëve për tiu rikthyer vendeve të punës pas kthimit në Shqipëri për kremtimin e Pashkëve.
(m.a/News24/BalkanWeb)