E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia mund të pranojë emrin "Maqedonia e Veriut''

ATHINë- Greqia mund të pranojë emrin "Maqedonia e Veriut'' për të zgjidhur mosmarrëveshjet që prej 19 vjetësh me fqinjin e saj ish-jugosllav, së cilës i mohon të drejtën të mbajë vetëm emrin ''Maqedoni'', sipas zëvendësministrit grek të Punëve të Jashtme, Dhimitris Drucas.

"Emri ''Maqedoni e Veriut'' pranohet në kuadër të rregullores që është parashikuar nga Athina'', deklaroi Drucas, sipas tekstit të publikuar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme në një gazetë greke.

''Nëse kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski e hedh poshtë këtë, ai duhet t'i shpjegojë popullit të tij se përse e privon nga perspektiva evropiane'', shtoi Drucas, vendi i të cilit po pengon hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të fqinjit të tij.
"Greqia kërkon një zgjidhje dhe një zgjidhje të shpejtë. Ne mund ta arrijmë, por duhet që Shkupi të japë prova të vullnetit politik'', shtoi Drucas.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›