PS ankimim per rezultatin e Qarkut Lezhe ne Kolegjin Zgjedhor
Partia Socialiste do te ankimoje te henen ne Kolegjin Zgjedhor, rezultatin e zgjedhjeve ne disa zona te qarkut te Lezhes, duke kerkuar pavlefshmerine e tyre, por duke mos perjashtuar edhe kerkesen per rivotim per ato 10 qendra votimi. “Per ato qendra votimi, ku votimi eshte kryer ne masen mbi 90% dhe per ato parregullsi qe kane shoqeruar procesin e votimit, ajo qe ne do te kerkojme eshte pavlefshmeria per ate pjese te procesit e cila ne bindjen tone, ne frymen dhe ne germen e ligjit eshte haptazi e kundraligjshme dhe Kodi Zgjedhor parashikon pavlefshmerine per kete pjese te votimit”, - u shpreh nensekretari per ceshtjet zgjedhore ne Partine Socialiste, Koli Bele. I pyetur nese ne kete proces nuk perjashtohet edhe rivotimi, Bele tha se sigurisht qe edhe rivotimi nuk perjashtohet, per sa kohe qe ligji e parashikon nje gje te tille. Nensekretari per ceshtjes zgjedhore ne PS komenton edhe vendimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, i cili pasi konstatoi parregullsi ne procesverbalet e disa qendrave te votimit ne Qarkun e Lezhes, vendosi te perdore te dhenat e tabelave te saj elektronike per te shpallur rezultatin perfundimtar. “Ajo qe ka ndodhur ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, u be nje permbysje rezultati, me nje procedure ne vleresimin tone ne kundershtim me ligjin. Do te ishte normale qe KQZ te kishte vepruar diten e zgjedhjeve apo ato dite menjehere pas numerimit kur keto procesverbale jane depozituar dhe mund te bente kerkesa per ato qe KQZ cmonte si te rregullta. Ne keto kushte, KQZ ka bere kapercime procedurale dhe shkelje te hapura te ligjit me menyren se si operoi”, - tha Bele. Ne baze te vendimit te KQZ, shtate mandatet e Qarkut te Lezhes ndahen ne 4 per koalicionin e djathte dhe tre per koalicionin e majte.
AKUZA
“Ajo qe ka ndodhur ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, u be nje permbysje rezultati, me nje procedure ne vleresimin tone ne kundershtim me ligjin. Do te ishte normale qe KQZ te kishte vepruar diten e zgjedhjeve apo ato dite menjehere pas numerimit kur keto procesverbale jane depozituar dhe mund te bente kerkesa per ato qe KQZ cmonte si te rregullta. Ne keto kushte, KQZ ka bere kapercime procedurale dhe shkelje te hapura te ligjit me menyren se si operoi”, - tha dje nensekretari per ceshtjen zgjedhore ne PS, Koli Bele.