Olldashi: Aksion opozitar, te cmontojme koalicionin e 1 prillit Rozeta Rapushi
Kandidati per kreun e Partise Demokratike, deputeti Sokol Olldashi, vijoi dje takimet me bazen e partise ne Lezhe, nga ku akuzoi se ne skenen politike eshte rikthyer Partia e Punes dhe PD duhet te zhvilloje aksion opozitar per te cmontuar koalicionin e 1 prillit. Olldashi tha se demokratet duhet te ndertojne nje mekanizem perfekt opozitar per te cmontuar mazhorancen e koalicionit te ish Partise se vjeter te Punes. “Marreveshja e 1 prillit mes PS dhe LSI, riktheu partine e vjeter te punes. 1 Prilli ishte rithemelimi i Partise se Punes. Nga ky moment, ne duhet te fokusojme si kundershtarin tone politik, ish- partine e vjeter te Punes, pra do te thote, Partine Socialiste dhe LSI-ne bashke, pra do te thote banditet e PS-se dhe hajdutet e LSI-se, te gjithe bashke”, - u shpreh Olldashi. Sipas tij, ata PD duhet t’i fokusoje dhe t’i godase me te gjithe fuqine e saj politike. Ai theksoi se skena politike ne Shqiperi nuk ka tre pole, por dy, ka ish Partine e vjeter te Punes dhe opoziten e Partise Demokratike. Ky eshte nje kufi i qarte te cilin, sipas Olldashit PD duhet ta vendose menjehere. “Kjo parti ka rrezuar Partine e Punes ne 1992, ka rrezuar mazhorancen e korrupsionit ne 2005. Partia Demokratike kete aliazh e rrezon ne perpjekjen e pare elektorale, ne zgjedhjet lokale te vitit 2015”, - nenvizoi demokrati. Olldashi komentoi edhe qendrimet me te fundit te Partise Socialiste lidhur me premtimet e saj per shendetesine dhe politiken fiskale. Ai tha se kjo mazhorance, filloi te cmontoje nje nga nje propaganden e saj elektorale, ende pa u mandatuar. Ne vijim te fushates per postin e Kryetarit te PD-se, Sokol Olldashi zhvilloi edhe nje bashkebisedim edhe me aktiviste dhe simpatizante te Partise Demokratike ne Mirdite. Ne analize te situates post zgjedhore, Olldashi theksoi se Partia Demokratike duhet te funksionoje si nje shtepi e madhe e opozites dhe se duhet te forcoje menjehere raportet me shtresat tradicionale te saj si te perndjekurit, ish-pronaret, biznesin dhe klasen e mesme. Nga ana tjeter, Olldashi prezantoi edhe platformen e tij per kandidimin ne krye te partise, duke theksuar se eshte e domosdoshme vendosja e nje sistemi te merites dhe vleresimit te kontributeve te anetareve te kesaj force te madhe politike.
AKUZA
“Marreveshja e 1 prillit mes PS dhe LSI, riktheu partine e vjeter te punes. 1 Prilli ishte rithemelimi i Partise se Punes. Nga ky moment, ne duhet te fokusojme si kundershtarin tone politik, ish partine e vjeter te Punes, pra do te thote, Partine Socialiste dhe LSI-ne bashke, pra do te thote banditet e PS-se dhe hajdutet e LSI-se, te gjithe bashke”, - u shpreh dje Olldashi, gjate takimeve me simpatizante dhe anetaret e Partise Demokratike ne Lezhe.