Stresi post-traumatik, raporti: Më shumë ushtarë të vetëvrarë se të vrarë
Angli- Stresi post-traumatik ëhstë bërë shkak që më shumë ushtarë britanikë ti marin jetën vetes se sa të vriten në luftimet me talebanët afganë.
Kështu kanë treguar të dhënat zyrtare mbi vitin 2012, publikuara këtë të dielë. Sipas burimeve të BBC, 21 ushtarë në detyrë dhe 29 veteranë kryen vetvrasje gjatë vitit të lënë pas.
Të dhënat janë tregues të qartë të problematikë aq të përhapur por njëkohësisht pak të njohur dhe të trajtuar.
Stresi post-traumatik që përjetojnë shumë ushtarë të rikthyer nga luftimet. Ndërsa 50 ushtarë vendosën të vetflijohen, lutimet me talebanët i kushtuan jetën 44 ushtarëve britanikë gjatë 2012-s.
Ndonëse raporti ka marrë parasysh vetëm të dhënat që i përkasin ushtrisë britanike, stresi post-traumatik që përjetojnë ushtarët është një fenomen që nuk njeh kombësi.