PS ankimon ne Kushtetuese vendimin e parlamentit per ndarjen e mandateve

Partia Socialiste ka ankimuar pranë Gjykatës Kushtetuese vendimin e Parlamentit për ndarjen e mandateve për deputetë sipas ndarjes së vitit 2009. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri ka konfirmuar lajmin. PS gjykon se vendimi i marrë për ndarjen e mandateve për zgjedhjet e 23 qershorit, është në shkelje të Kushtetutës. Për opozitën, ndarja e mandateve për zgjedhjet e vitit 2013 nuk mund të bëhet sipas formulës së mëparshme, për shkak se demografia e Shqipërisë ka ndryshuar në qarqe të caktuara. Për opozitën ndarja e mandateve sipas kompozimit të vitit 2009, përbën një precedent të rrezikshëm për zgjedhjet e ardhshme, pasi e kompromenton procesin zgjedhor.