Vendimi i qeverise per besimet fetare tradicionale

Qeveria miratoi akordoi mbi njëqind e pesë milion lekë për bashkësitë fetare tradicionale me të cilat ka nënshkruar marrëveshje. Kjo shumë do të përdoret prej tyre për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore të dhjetëra punonjësve të administratës dhe të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar. Kryegjyshata botërore bektashiane do të përdorë një pjesë të këtij financimi për ndërtimin e Selisë së Shenjtë, si dhe për shtrirjen e veprimtarisë së saj jashtë vendit.