PS bëhet anëtare me të drejta të plota të PES
“Ne, socialistët europianë besojmë se Partia Socialiste e Shqipërisë është një anëtar i ri i fortë dhe i rëndësishëm për familjen tonë. Ka shumë gjëra që duhen bërë në vitet që do të vijnë. Na duhet të përmirësojmë më tej jetën e qytetarëve tanë në të gjithë Europën, e sidomos në vendin tuaj”, theksoi kryetari i PES, Martin Schults.
Ndërsa kryetari i PS-së, Edi Rama tha se është një moment historik për Partinë Socialiste, pasi tashmë kjo parti është anëtare me të drejtë vote të Partisë Socialiste Evropiane.
“Unë jam sot shumë krenar që ne kemi pas kësaj, jo vetëm të drejtën, por edhe të gjitha mundësitë që të ngremë zërin dhe të bëjmë që zëri ynë të dëgjohet në këtë strukturë të socialistëve dhe progresistëve evropian, që ka zëdhënësit e vet në Parlamentin Evropian dhe mishëron idealet e këtij shekulli, duke përfaqësuar të gjitha Partitë Socialiste dhe progresistë të BE, dhe duke pasur në përbërjen e saj të gjithë liderët socialist që kanë drejtuar, drejtojnë dhe do të drejtojnë vendet e BE”, u shpreh Rama.