E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallen zona te kufizuara ushtarake vendkalimet kufitare ne veri

Ne Kosove forcat paqeruajtese te udhehequra nga NATO-ja thane se i kane deklaruar dy vendkalimet kufitare me Serbine ne veri zona te kufizuara ushtarake ndersa kane paralajemruar se do te perdorin edhe armet e zjarrit ne rast te kercenimit te ketyre zonave.

Ky veprim pasoi djegien e vendkalimit kufitar ne Jarine nga grupe serbesh te cilet qelluan me arme zjarri ndaj trupave te NATO-s.

Komandanti i KFOR-it. gjenerali gjerman Erhard Buhler nuk e ka perjashtuar mundesine qe te kete sulme te reja mbi vendkalimet kufitare por ka theksuar se te dyja portat jane deklaruar zona te kufizuara ushtarake dhe rregullat jane shume te qarta. ushtaret mund te perdorin armet per te mbrojtur veten per te mbrojtur njerezit pronen dhe zonen e kufizuar ushtarke. Askush qe nuk eshte i autorizuar qe te punoje ose te kaloje ne vendkalimet kufitare nuk duhet te jete afer tyre ka thene Buhler.

Forcat paqeruajtese morren pergjegjesine per dy vendkalimet kufitare pas incidenteve te mbremshme. Ne nje njoftim te ketyre forcave thuhet se vendkalimi ne Jarine eshte mbyllur meqe infrastruktura eshte e demtuar rende ndersa vendkalimi tjeter ne Bernjak vazhdon te funksionoje.

Njesite e posacme te policise se Kosoves filluan te henen ne mbremje nje operacion per venien nen kontroll te dy vend kalimeve kufitare ne veriun e banuar me shumice serbe. Operacioni u urdherua nga qeveria e Kosoves ne perpjekje per te zbatuar vendimin per ndalimin e importeve nga Serbia i cili nuk po zbatohej ne ate pjese te Kosoves ku nuk funksionojne doganat e vendit.

Nje pjesetar i policise u vra ne nje sulm te armatosur ndaj njesive te posacme ne afersi te Zubin Potokut nje nga komunat veriore me shumice serbe.

Operacioni i policise nuk u mbeshtet nga zyrtaret e Bashkimit Evropian te cilet thane se ai u ndermor pa keshillime paraprake me ta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›