E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO Gjendja ne veriun e Kosoves eshte ende e tensinuar

Komandanti i forcave paqeruajtese te NATO-s ne Kosove gjenerali gjerman Erhard Buhler thote se gjendja ne veriun e vendit eshte ende e tensinuar duke nenvizuart se se shpejti situata atje do te qetesohet. Ai i beri keto komente pasi qe forcat paqeruajtese te udhehequra nga NATO-ja i deklaruan dy vendkalimet kufitare me Serbine ne veri zona te kufizuara ushtarake ndersa kane paralajemruar se do te perdorin edhe armet e zjarrit ne rast te kercenimit te ketyre zonave.

lt--AV--gt

Gjendja e tensionuar nuk eshte kaluar akoma mirepo gjendja eshte nen kontroll dhe jam shume optimist se se shpejti edhe ne veri do te kemi kohera me te mira. Momentalisht mund te them se kemi shenja qe ne grupin e radikaleve qe djegen piken kufitare nuk kane marre pjese qytetaret e Zubin Potokut tha gjenerali Buhler.

Vendimi i KFOR-it  per deklarimin e dy vendkalimeve kufitare si zona te kufizuara ushtarake pasoi djegien e vendkalimit kufitar ne Jarine nga grupe serbesh te cilet qelluan me arme zjarri ndaj trupave te NATO-s.

Komandanti i KFOR-it. gjenerali gjerman Erhard Buhler nuk e ka perjashtuar mundesine qe te kete sulme te reja mbi vendkalimet kufitare por ka theksuar se te dyja portat jane deklaruar zona te kufizuara ushtarake dhe rregullat jane shume te qarta. ushtaret mund te perdorin armet per te mbrojtur veten per te mbrojtur njerezit pronen dhe zonen e kufizuar ushtarke.

Forcat paqeruajtese morren pergjegjesine per dy vendkalimet kufitare pas incidenteve ne ate pjese. Ne nje njoftim te ketyre forcave thuhet se vendkalimi ne Jarine eshte mbyllur meqe infrastruktura eshte e demtuar rende ndersa vendkalimi tjeter ne Bernjak vazhdon te funksionoje.

Njesite e posacme te policise se Kosoves filluan te henen ne mbremje nje operacion per venien nen kontroll te dy vend kalimeve kufitare ne veriun e banuar me shumice serbe. Operacioni u urdherua nga qeveria e Kosoves ne perpjekje per te zbatuar vendimin per ndalimin e importeve nga Serbia i cili nuk po zbatohej ne ate pjese te Kosoves ku nuk funksionojne doganat e vendit.

Nje pjesetar i policise u vra ne nje sulm te armatosur ndaj njesive te posacme ne afersi te Zubin Potokut nje nga komunat veriore me shumice serbe. Operacioni i policise nuk u mbeshtet nga zyrtaret e Bashkimit Evropian te cilet thane se ai u ndermor pa keshillime paraprake me ta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›