Nina Mazur: Kujtoj me nostalgji krijimin e festivalit të monodramës në Korçë
20/05/2010 KORÇË- Nina Mazur, kritike teatri, ish-shefe e Departamentit të Teatrit në Ukrainë, ish- administratore e 100 shtëpive shtetërore teatrore, tashmë drejtore dhe organizatore e dy festivaleve në Ukrainë dhe dy festivaleve në Gjermani; zëvendëspresidente e rrjetit botëror të festivaleve të monodramës, (lojës me një aktor), që mbështet nga UNESKO; anëtare e bordit drejtues të rrjetit botëror të festivaleve të monodramës, por edhe anëtare e shoqatës së kritikëve të teatrit në Gjermani, si dhe një nga themelueset e festivalit ndërkombëtar të monodramës në Korçë, e lumturuar nga niveli në të cilin ka mbërritur tashmë ky festival, dha për gazetën “Metropol”, opinionet e saj mbi këtë eveniment, mbi rolin që po luan kriza ekonomike edhe në aktivitetet kulturore, për dashurinë e saj me vendet ballkanike etj, ndërsa shprehu keqardhjen për indiferencën e treguar nga pushteti lokal, por ndërkohë do të kujtonte jo pa nostalgji se si bashkë me regjisorin e mirënjohur Dhimitër Orgocka do të vendosnin gurin e parë në themelet e krijimit të këtij festivali, që tashmë çdo vit i sjell Korçës një atmosferë tjetër, gjallëri, ndjeshmëri, dhe mbi të gjitha kënaqësi, duke e nxjerrë nga rutina e përditshme. Veç sa më sipër, Mazur ka punuar dhe punon edhe për krijimin e festivaleve të reja në vende të tjera të botës. Së fundi ka krijuar një festival të tillë edhe në Kosovë.
Lindja e festivalit të Korçës
“Mund të them se ishte krejt rastësi”, tregon Nina Mazur. “Për herë të parë unë e takova Dhimitër Orgockën në një festival të monodramave në Hoteshova të Maqedonisë. Në takimin që ne patëm, pasi unë e pashë Dhimitrin si aktor, i propozova atij që ne të organizonim edhe një festival të monodramës në Shqipëri, pra në Korçë. Në të vërtetë, unë nuk e kam bërë këtë propozim me çdo njeri që takoja në festivale, por me Orgockën ndodhi kështu, sepse besova te ai, te personaliteti i tij dhe pata bindjen se ai mund ta bënte një festival të tillë. I shpjegova të gjitha pikat organizative që nevojiteshin për një festival dhe gjithçka shkoi mirë. Tani unë shoh që niveli i këtij festivali është shumë i mirë. Megjithatë, ky vit ka qenë shumë i vështirë për shkak të krizës ekonomike. Është kjo arsyeja që pjesëmarrësit në këtë festival janë kryesisht nga vendet që ndodhen shumë afër me Shqipërinë, me Korçën, dhe kjo ka ndodhur vetëm për arsye financiare, por ja që në Shqipëri ky festival hyri në edicionin e tij të 5-të tij. Jam e sigurt se në vitet që do të vijnë, pjesëmarrja do të jetë ashtu siç ka qenë edhe më parë, gjeografia e festivalit do të jetë më e gjerë. Dëshiroj të them edhe diçka për organizatorët ose për stafin menazherial të festivalit. Te asnjë drejtor, qoftë edhe në vendet ku bëhen festivale të mëdha, nuk kam parë që të ketë ndonjë menazher ose ndonjë organizator si Anxhelo Kondili, kaq të përkushtuar. Veç kësaj, këtu në Korçë, gjithë njerëzit që merren me organizimin e festivalit dhe që janë rreth tij, janë njerëz që e duan teatrin, artin. Tashmë duket qartë që ditët e festivalit kanë sjell një atmosferë tjetër, qyteti është krejt ndryshe: më i këndshëm, më i gjallë, pra nuk ka më ditë të zakonshme, ka dalë nga rutina. Ne jetojmë në një botë shumë mizore, festivali i bashkon njerëzit, bashkon artin, njerëzit bëhen më të ndjeshëm. Ndaj për gjithçka që pashë gjatë ditëve të festivalit, ndihem shumë e gëzuar dhe e lumtur”.
E dashuruar me Ballkanin
“Për sa u takon vendeve të Ballkanit vijoi më tej Nina Mazur, nuk e di pse unë kam një lidhje dhe një dashuri të madhe për to; është një gjë e veçantë që mua më bën gjithnjë të vij e të shikoj, sepse kanë një gjë të ndryshme nga të tjerët. Unë përpiqem të bëj më të mirën, për t’i ndihmuar në organizmin e festivaleve që bëhen në këto vende. Ndaj dhe kam kaq shumë miq në vendet e Ballkanit, veçanërisht këtu në Shqipëri, si Dhimitër Orgockën, Anxhelo Kondilin etj. Për mua është një kënaqësi e madhe që ne në vitet e fundit krijuam edhe një festival të ngjashëm si ky edhe në Kosovë, sigurisht ndihem e lumturuar që ofrova edhe ndihmën time. Festivalet mund të ndihmojnë shumë në promovimin e vlerave kulturore turistike, por në këtë drejtim ka një problem: nga ana e pushtetit lokal nuk tregohet vëmendja e duhur, nuk i bëhet promovimi aq sa duhet. Festivali organizohet nga shumë pak njerëz, dhe ata nuk kanë asnjë mundësi që të financojnë kompani për promovimin, këtë duhet ta bëjë pushteti lokal. Një shembull i mirë në këtë aspekt është Bullgaria, se si ajo e ka zgjidhur krijimin e një buxheti për promovimin e festivaleve që organizohen në Detin e Zi dhe konkretisht në Varna. Pra, praktika të tilla mund të merren edhe nga vende të ndryshme të botës, sepse i vijnë në ndihmë edhe pushtetit lokal, aq më shumë që tashmë Albamono në Korçë ka fituar emër në shumë vende të botës.