Rrezik për një krizë bankare në Europë

Kriza e borxheve në vendet e eurozonës kërcënon edhe më tej në rrezikun e krijimit të një krizë bankare europiane. Fondi Monetar Ndërkombëtar tashmë ka bërë thirrje për injeksione të reja për bankat e rrezikuara.
Drejtori për Europën në FMN, Antonio Borges tha për agjencinë e lajmeve Reuters, se janë të nevojshme deri në 200 miliardë euro për të rikthyer besimin në ato degë që të prodhohet përsëri.
Kancelarja gjermane Angela Merkel në një bisede në Bruksel me grupet parlamentare u shpreh për një mbështetje të institucioneve financiare nëse kjo është e nevojshme.