Buxheti faktik Berisha-Ruci replika per investimet
Buxheti i shtetit për vitin 2010, tashmë i mbyllur ka ngjallur debate mes kryeministrit dhe drejtuesve të opozitës. Në seancën plenare, ku dhe u kalua për votim miratimi i buxhtit faktik kryeministri përmendi një sërë investimesh të realizuara si dhe përfitimet që sipas tij patën shqiptarët në 2010-ën.
“Ku shkojnë paratë e shqiptarëve dhe buxheti i shqiptarëve. Shkojnë për rrogat e punonjësve të administratës. Flisni pak me mësuesit e fëmijëve tuaj, se si i paguanin dhe sa paguhen sot. Ku shkojnë paratë e shqiptarëve. Mor zotëri, paratë e shqiptarëve po shtrohen në mijëra e mijëra kilometra rrugë në të cilat ju nuk shkelni as për zgjedhje. Se rrini në ekrane televizive. Nuk u shkoni zgjedhësve atje ku duhet”, tha kryeministri Berisha.
Shifrat dhe realizimet e përmenduar nga kryeminsitri janë cilësuar si krejt të pavërteta nga socialistët. Kreu i Socialistëve në Parlament krahasoi çmimet aktuale në tregje me ato të disa viteve më parë.
“Pse litrin e vajit e ke bërë 2500 lekë kur e gjete 900 lekë? Kjo është llogaria që duhet të japësh ti. Ç’ti them unë fermerit? Pse orizin ia ke bërë 1700 lekë kur e gjete në 2005-ën 570 lekë? Ç’ti them unë mësuesit dhe infermierit që u përgjërove ti këtu, që kilen e makaronave ia ke bërë 1600 lekë, kur e gjete 800 lekë? Çfarë t’i them unë pensionistit, që ti ke dyfishuar pensionin, kur bukën e gjete 400 lekë dhe sot e ke 1000 lekë? Kjo është fytyra e vërtetë e qeverisjes tënde”, tha Gramoz Ruçi, kryetari i grupit parlamentar të PS.
Buxheti i 2010-ës ishte realist dhe Shqipëria ishte ndër të paktat vende që i rezistoi krizës ekonomike.
“Të ardhurat e buxhetit u realizuan 97.3 % e programit duke dëshmuar një ecuri pozitive dhe përmirësim të ndjeshëm kundrejt një viti më parë, duke u ndikuar nga rigjallërimi i aktivitetit ekonomik në vend. Shpenzimet e përgjithshme të buxhetit për vitin 2010 u realizuan në masën 97.5 % të programit duke qenë sa 29.5 % e PBB. Kundrejt vitit 2009 shpenzimet buxhetore rezultojnë 17.1 miliardë më të ulëta ose rreth 4.5 % më pak”, tha Ridvan Bode, ministër i Financave.
Pas diskutimeve, buxheti faktik 2010 u miratua me 71 vota pro dhe 53 kundër.
Florian Papadhimitri
Azhornuar së fundi ( e enjte , 06 tetor 2011 )