PS denoncon dhënien me konçesion të portit të Durrësit: Vjedhje elektorale, do anullohet
Partia Socialiste ka denocuar sot, atë që ajo e quan vjedhje të aseteve publike nga qeveria në ikje e kryeministrit Berisha. Në një deklaratë për mediat, deputetja socialiste Ermonela Felaj nga selia e impovizuar e Kryeministrit të ardhshëm, denoncoi shpalljen tenderit nga agjencia e prokurimeve publike për të dhënë me konçesion portin e Durrësit.
Sipas Felaj, mungesa e plotë e transparencës bën që Partia Socialiste ta vlerësojë këtë tender një proçedurë të pastër elektorale dhe të parpranueshme nga ana e tyre.
Duke paralajmëruar se qeveria e majtë do ta zhbëjë këtë vendim që në mbledhjen e saj të parë, ajo i bëri thirrje Prokurorisë të nisë hetimet për vjedhjen e këtij aseti publik.