E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, policia ndalon 26 shtetas të huaj nga Eritrea, Pakistani dhe Maroku

25-08-2013 / Gazeta 55

Vazhdon fluksi i klandestinëve në territorin shqiptar

Fluks klandestinësh po dynden në kufirin shqiptar nga Greqia. Më të fundit të kapur nga policia e Gjirokastrës, është grupi prej 26 personash nga Eritrea, Pakistani dhe Maroku.
Ata hyjnë në territorin tonë nëpërmjet kufirit të gjelbër me shtetin grek. Klandestinët nga Shqipëria tentojnë Malin e Zi, e më tej për të lëvizur në vendet e Bashkimit Europian.
Me autobusët të linjave Athinë –Janinë e më pas me linjën e autobusëve Janinë –Kakavijë, mbërrijnë në kufi me Shqipërinë. Më pas shoqëruesit që janë pjesëtarë të një rrjeti të fuqishëm të trafikut të qenieve njerëzore, i zbresin në krahun e poshtëm të Kakavijës. Prej aty  udhëtojnë në këmbë nëpërmjet shtratit të lumit Drino dhe dalin në vendin e quajtur “Mulliri” apo ndonjë fshat tjetër, larg vëmendjes së policisë. Vetëm gjatë muajit gusht, Policia kufitare në Gjirokastër, ka arritur të bllokojë mesatarisht 1500 klandestinë, por konsiderohet shumë më i lartë numri i atyre që ka mundur t’i shpëtojnë ndjekjes policore. Për çdo person kalimi nga Athina në Mal të Zi kushton 1500 euro, kurse nga Siria deri në Athine ju ka kushtuar rreth 2000 euro. Pra për çdo klandestin merret 3500 euro nga Siria dhe për të mbërritur në Mal të Zi. Një goditje e policisë, do të thotë më pak të ardhura për organizatën kriminale ndërkombëtare të qenieve njerëzore. Incidentet e ditëve të fundit në kufirin me Greqinë, për nga këndvështrimi i specialistëve antitrafik, mund të jetë edhe reagim i trafikantëve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›