PS dhe ish të përndjekurit, Miraka: Nisma për interes politik
Partia Socialiste dhe e majta në 20 vjet nuk ka mbështetur asnjë iniciativë për ish të përndjekurit politik. Sipas drejtuesit të institutit të ish të përndjekurve politikë, Simon Miraka, prania në tryezën e PS-së së ish të përndjekurve politik bëhet për interesa të caktuara politike, pasi sipas tij kjo shtresë e popullsisë i ka patur gjithmonë sytë djathtas.
Pavarësisht se flitet se partia e re e Bamir topit do të jetë një parti e djathtë, Simon Miraka thotë se ish të përndjekurit nuk e shohin këtë forcë politike si alternativë që do ti përfaqësojë.
Duke iu referuar këstit të dytë të dëmshpërblimit Mirakaj veçon se përveç atyre që kanë plotësuar dokumentacionin, do të marrin dëmshpërblim të plotë brenda këtij viti të gjithë ish të përndjekurit që janë mbi 85 vjeç.
Para pak ditësh kryeministri Berisha njoftoi në mbledhjen e qeverisë se Brenda këtij muaji do të shpërndahet kësti i dytë për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë.