E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Administrative, Xhafaj: Do japim votën në Kuvend

Ligji për gjykatën administrative do të marrë edhe votat e opozitës. 12 marsi shënon fillimin e shqyrtimit të këtij ligji që kërkon shumicë të cilësuar të votave në parlament për të cilin nënkryetari i komisionit të ligjeve Fatmir Xhafaj thotë se Partia Socialiste ka vullnetin maksimal për ta miratuar.
 

Shqipëria është vendi i fundit në rajon që nuk ka ende Gjykatën Administrative, që të zgjidhë kryesisht mosmarrëveshjet mes biznesit dhe administratës shtetërore.
 

Ligji ka mbetur peng i konsesusit politik prej 2 vitesh edhe pse ngritja e një institucioni të tillë si pjesë e sistemit të drejtësisë është dhe një nga kushtet, që vendi duhet të plotësojë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›