Ivanov kunder Berishes e Thacit

Kreu shtetëror maqedonas si duket nuk ka nxjerrë mësim nga samiti i fundit i Këshillit të Bashkimit Evropian, ku problemet me fqinjët ishin një nga shkaqet kryesore përse Maqedonia nuk mori datë për fillim të negociatave. Një javë pas këtij samiti, në paraqitjen e rregullt vjetore para Kuvendit, presidenti maqedonas Gjorge Ivanov ka përdorë fjalor akuzues ndaj shteteve fqinje të Maqedonisë.
“Edhe gjatë këtij viti ndaj Republikës së Maqedonisë u dërguan deklarata absurde dhe ofenduese nga disa politikanë “kujdestar” nga fqinjësia, për marrëdhëniet tona ndër fqinjësore dhe ndëretnike, ne nuk ramë në asnjë provokim. Populli ynë ndër shekuj ka përjetuar dhe mbijetuar shumë. Ka fituar shumë guxim, gjallëri dhe forcë. Ato deklarata për përdorim politik-ditor, as që kanë mundur, e as që do të mund t’i prishin në të ardhmen marrëdhëniet shekullore ndërfqinjësore të popujve në këtë rajon. Në hapësirat tona, jo vetëm në Republikën e Maqedonisë, ka ende individë të cilët mendojnë për ide radikale dhe mite për shtete të mëdha” –deklaroi presidenti maqedonas.
Kjo pjesë e fjalimit të Ivanovit te opinioni i këtushëm shqiptar u interpretua si përgjigje ndaj mesazheve të kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe atij të Kosovës Hashim Thaçi, që i dërguan gjatë shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar në Shkup. Ivanov njëkohësisht dërgoi porosi edhe ndaj Greqisë dhe Bullgarisë për veton që ata vendosën para në jave në Bruksel ndaj Maqedonisë.
“Si duket, sjelljet e lashta ballkanike, interesat ballkanike, aspiratat dhe ndarjet akoma ekzistojnë dhe imponohen në rezultatet e Samiteve të BE-së. Më vjen keq që nuk u arrit të jepej porosia e vërtetë. Porosia ime drejtuar atyre që ndikojnë në konkluzione të tilla të Këshillit, është se gabojnë! Porosia ime ndaj atyre që nuk menduan si fqinjët tanë, dhe që ishin të shumtë, ju faleminderit për guximin, lidershipin dhe vizionin. Këtë nuk do ua harrojmë asnjëherë”-shprehet Ivanov.
Fjalimi Ivanovit edhe sivjet është bojkotuar nga opozita shqiptare. Partia Demokratike Shqiptare ka sqaruar se mbetet në qëndrimin se nuk e njeh Ivanovin si president legjitim, kurse Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se Ivanov u paraqit në rolin e presidentit të vetëm një partie. Opozita maqedonase akuzoi presidentin Ivanov se me fjalimin e tij u paraqit në funksion të zëdhënësit të kryeministrit Nikolla Gruevski. Deputetët e partisë shqiptare në pushtet, BDI, ishin prezent gjatë fjalimit të presidentit Ivanov, mirëpo nuk u prononcuan ndaj këtij fjalimi.