E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, dy rezoluta sot ne Asamble

Partia Socialiste percahet ne qendrimin per te njohur apo jo rezultatin e zgjedhjeve te 28 qershorit, si dhe marrjen e pergjegjesive per rezultatin e tyre. Ne Asamblene Kombetare te kesaj force politike, qe do te mbahet diten e sotme, do te miratohet nje rezolute e cila do te permbaje qendrimin e selise roze per keto zgjedhje. Mirepo qendrimi brenda radheve te PS-se, nuk eshte i njejte. Ne mbledhjen e paradites se djeshme, me kreret e partise ne rrethe, u diskutua mbi rezoluten e cila do te hidhet sot per miratim. Burime nga takimi, pohuan per gazeten "Koha Jone", se ne rezolute do te mbahet qendrimi qe PS i vlereson zgjedhjet te parregullta dhe te manipuluara. Per rrjedhoje, selia roze nuk do te njohe rezultatin e tyre, si dhe ate cka ato do te nxjerrin, Parlamentin dhe qeverine e re. Por nga ana tjeter, socialistet pritet qe ne kete rezolute e cila ende po hartohet, te theksojne edhe faktin se do te marrin pjese ne Parlament. Mos njohja e zgjedhjeve nuk do te thote bojkot, perkundrazi, do te thote se socialistet do te hyjne ne Kuvend me qellimin e vetem, per te hetuar nepermjet nje komisioni hetimi parlamentar, zgjedhjet parlamentare dhe rezultatin e tyre. Por jo te gjithe pajtohen me kete qendrim. Vetem pak minuta me vone, pas mbylljes se ketij takimi ne mesdite me kreret e PS-se ne rrethe, disa kandidate per deputete te PS-se, si Arben Malaj dhe Ben Blushi, apo dhe anetare te Asamblese, Ylli Bufi e Marko Bello, u mblodhen ne Kryesine e Kuvendit, per te diskutuar nje tjeter variant dhe qendrim, qe PS duhet te mbaje per keto zgjedhje. Pas disa diskutimesh e debatesh, socialistet me te pakte ne numer, dolen nga kjo mbledhje e zhvilluar me dyer te mbyllura me nje tjeter qendrim dhe projekt rezolute. Ndryshe nga projekt rezoluta e sugjeruar fillimisht me ne krye Edi Ramen, grupi i mendimit ndryshe, ndahet ne dy ceshtje. E para, per rezultatin e zgjedhjeve, ku nuk perjashtohet njohja e humbjes dhe e dyta, pergjegjesite qe duhet te merren per humbjen. Ndryshe nga pjesa tjeter, pjesa e deputeteve "te mendimit ndryshe", propozojne qe PS te njohe zgjedhjet, per rrjedhoje dhe humbjen e tyre ne 28 qershor. Po keshtu sipas grupit te ketyre deputeteve, duhet te nxirren edhe pergjegjesite direkte per keto zgjedhje. Nje surprize e tille nuk perjashtohej brenda kampit te majte, pasi dy kandidatet per deputete si Arben Malaj ashtu edhe Ben Blushi, jane shprehur publikisht se selia roze i humbi zgjedhjet. Nderkohe asnje fjale per doreheqje te kryetarit Rama, duke ia lene me sa duket ne dore vete atij qe te vendose per fatin politik, por jo me larg se ne diten e kongresit qe pritet te mbahet ne fund te gushtit. Madje sipas tyre, tashme duhet te marre pergjegjesite dhe te krijoje nje opozite te denje. Te dy variantet e propozuara brenda PS-se, per permbajtjen e rezolutes, do te hidhen per diskutim ne Asamblene e sotme Kombetare te kesaj partie. Vetem vota, do te percaktoje, se cili eshte varianti zyrtar dhe nese do t'i njohe apo jo, zgjedhjet selia roze. Per pjesen tjeter, dy projektet nuk kane ndryshime apo percarje. Te dy palet jane te mendimit se ka pasur probleme ne zgjedhje, qe mund te kene sjelle deformim te votave.

Vendimi

Asambleja Kombetare e Partise Socialiste, qe do te zhvillohet diten e sotme, do te beje publik, qendrimin zyrtar te kesaj force politike, mbi zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit. Per t'i njohur apo jo ato.

Pjesemarrja

Socialistet nuk do te bojkotojne Kuvendin. Ne takimin e djeshem mes PS-se dhe krereve te saj ne rrethe, u be publik qendrimi se socialistet nuk do te bojkotojne Kuvendin, por do te marrin pjese ne te, per te hetuar krimin zgjedhor.

Rezolutat

Dy rezoluta do te propozohen sot per votim, ne Asamblene Kombetare te PS-se. Dy projektet ndryshojne, ne ceshtjen per njohjen e rezultatit te zgjedhjeve dhe marrjen e pergjegjesive per te.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›