E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiç: Duhet të nisin negociatat me Kosovën

Serbia ka hedhur përsëri mbi tryezë propozimin për zhvillimin e negociatave me Prishtinën për të vendosur "me kompromis" për të ardhmen e saj.

“Kosova do të mbetet në një gjendje pezull dhe e vetmja rrugëdalje nga kjo gjendje pezull do të jetë nëpërmjet negociatave me Serbinë. Ne jemi të gatshëm për këto negociata. Ne mund t'i fillojmë këto negociata për statusin, apo nëse mund të themi, t'i rifillojmë këto negocita për statusin, që tani. Ata nuk janë gati”, tha kryediplomati serb.

Spekulimet në shtypin serb thonë se Serbia do të ishte e gatshme të shqyrtonte ndarjen e Kosovës si një alternativë zgjidhjeje, Jeremiç i është përgjigjur se nuk ka asnjë alternativë të tillë. “Dua të them se ne nuk duam të përjashtojmë asnjë alternativë nga tryeza që në fillim. Por në këtë moment pozicioni i ynë hapës është shumë, shumë i qartë: Kosova është pjesë e Serbisë, sipas kushtetutës serbe dhe ligjit ndërkombëtar. Institucionet e Prishtinës u përpoqën të shpallin pavarësinë duke shkelur ligjin ndërkombëtar”, tha më tej ai.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›