E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS e Nano mohojnë: Asnjë ftesë për ish- kryetarin në 20 vjetor

Ish-kryetari i parë Fatos Nano, nuk është ftuar në 20 -vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.  Si selia rozë ashtu edhe vetë Nano kanë mohuar ekzistencën e një ftese për liderin historik të socialistëve.
 

Mediat e shkruara kanë publikuar sot lajmin se kryesocialisti Rama kishte dërguar ftesë për paraardhësin e tij, por ky titull bombastik i faqeve të para është hedhur poshtë.
 

Burime nga PS bënë të ditur se nuk ka asnjë ftesë të nisur në adresë të zotit Nano, ndërkohë që edhe njerëz të afërt të ish-kryetarit kanë konfirmuar faktin se zotit Nano nuk i ka ardhur asnjë lloj ftese për festën e organizuar për të dielën.
 

Kjo nuk është hera e parë që pas largimit nga drejtimi i PS që zoti Nano mbetet jashtë listës së të ftuarve. Edhe vitin e shkuar, ish-kryesocialisti nuk ishte mes të ftuarve për të festuar në Lezhë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›