Mbeshtetja e perfaqesuesve te se majtes evropiane per aleancen PS-LSI

Një ditë pas takimit që sekretari i përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala zhvilloi me kryesocialistin Rama dhe kreun e LSI Meta, Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp. Deputeti Gert Bogdani deklaroi Edi Rama do të ndjekë fatin e kolegëve të tij ndërkombëtarë socialistë, atë të humbësit.
“Javën që kaloi z.Rama telefonoi e solli në Tiranë shokët e tij humbës të Internacionales Socialiste, që kanë të njëjtin fat si ai, në një përpjekje te dëshpëruar për te shuar rebelimin që ka nisur ne partinë e tij dhe përpjekjen për të ardhur në pushtet me çdo kusht. Ata që iu përgjigjen thirrjes se tij kanë të gjithë një gjë te përbashkët: Janë humbës!”, deklaroi Bogdani.