E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS fare shtyu Rulin te shkele ligjin

Partia Socialiste ka reaguar sot pas deklaratave të ministrit të Bujqësisë, Genc Ruli për konçesionet minerare.

“Genc Ruli shau dhe akuzoi këdo që ka guxuar të denoncojë aferën e tij të fundit me një kompani private, por nuk dëgjuam prej tij asnjë argument bindës se përse ai nuk duhet të përfundojë në Prokurori si i pandehur për këtë skandal prej miliona eurosh”, është shprehur në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Saimir Tahiri.

“Pyetja që shtrohet është nëse vështirësitë që has një kompani i japin të drejtën ministrit të shkelë ligjin duke i shkaktuar shtetit një dëm prej miliona eurosh? Pyetja tjetër që shtrohet sot është çfarë mund ta ketë shtyrë vallë Genc Rulin, aferat e skandalet e të cilit me licenca, koncesione, privatizime abuzive e hidrocentrale për të afërm e pushtetarë tashmë kanë marrë dhënë, t’i bëjë një kompanie favore të paligjshme që vlejnë miliona euro?”, shtoi Tahiri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›