E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Situata ne Shkoder, drejt permiresimit

Nga mbledhja e shtabit të emergjencave në Shkodër, ministri i Energjetikës, Ilir Meta ka deklaruar se tashmë situata në Shkodër është drejtë përmirësimit.

Duke folur për situatën e përmbytjeve, Meta është ndalur dhe tek shifrat duke vijëzuar faktin se 460 shtepi ndodhen nën ujë dhe 5800 ha toke nën ujë.

Ndonëse ende ka komuna të bllokuara, Komisioni Ndërministror dhe Shtabi i Përgjithshem kanë marrë masat për ushqimin e bagëtive.

Meta gjate takimit ka deklaruar se  do të nisë procesi i vlerësimit të dëmeve pasi të largohet uji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›