Berisha: Sot nje dite e madhe per Durresin
Partia Demokratike kremtoi sot 20 vjetorin e krijimit te saj në qytetin e Durrësit. Pas demonstratave te studenteve te Dhjetor 90-es te cilat sollen lirine e shume pritur per te gjithe shqiptaret ngjizjen e pluralizmit dhe ngritjen e te pares force politike opozitare, kryeministri Sali Berisha theksoi se 20 vjet më parë të rinjtë u mblodhën për ti dhënë fund komunizmit dhe për të nisur rrugën drejt Evropës. Berisha njëkohësisht përmendi dhe thirrjet e të rinjve për ta parë Durrësin dhe Shqipërinë si e gjithë Evropa.
“Sot shqiptarët gëzojnë Krishtlindjet më të gëzuara, dhe më të lirë se kurrë”.
Berisha midis të tjerash u ndal dhe tek qyteti i Durrësit, duke e cilësuar atë si një nga epiqëndrat e botë së intelektuale, universale të Shqipërisë.Sipas tij, mesazhi i demokracise eshte mesazhi per te cilin flijuan deshmoret e pare te demokracise dhe ata qe vuajtjen per idealin e çmuar te lirise.