PS festoi 22 vjetorin Rama: Ajo që kemi hequr na shërben si mësim

Sonte në hotel ‘Sheraton’, Partia Socialiste festoi 22-vjetorin e themelimit të saj. Kryetari i PS-së, në fjalën e rastit, uroi të pranishmit “Gëzuar rilindjen e Shqipërisë!"
“Lejomëni të falënderoj sot aleatët tanë e veçanërisht Ilir Metën personalisht që bënë që interesi i Shqipërisë të fitonte mbi ndasitë e së shkuarës midis nesh. Jam i bindur që koha do ta provojë edhe në qeverisje atë që 23 qershori provoi edhe në zgjedhje. PS dhe LSI janë dy parti që bënë histori në këtë vend,"- tha ai.
Rama tregon për peripecitë që ka hequr gjatë periudhës që ai ishte në opozitë dhe shprehte se e gjithë kjo ishte një mësim i mirë për të gjithë të majtët, për të punuar fort dhe për të mbajtur pushtetin nëpërmjet mbështetjes së popullit sa më gjatë.
"Unë u zgjodha kryetar i PS-së 7 vjet e gjysmë më parë duke vendosur një sërë objektivash si forcë e re me një vizion dhe skuadër të re. ndeshëm pengesa të madha: u vodhëm në zgjedhje, u goditëm me baltë, u tronditëm prej cinizmit përreth. Bëmë një grevë urie unikale vetëm për lirinë e zgjedhjeve. Humbën katër jetë të pafajshme njerëzish që sot do jenë më të qetë aty ku prehen por që nuk do jenë kurrë të qetë pa drejtësinë”.
“Më në fund ne ia dolëm, me fitoren e bujshme të 23 qershorit, të jemi krenarë me mbylljen e këtij kapitulli opozitar të PS-së. Nuk do mungoja për të thënë se më vjen keq në mungon sot Dritan Hoxha dhe Ardian Klosi, që u shkri si qiriri në mes nesh. Është një detyrim zemre, një duartrokitje për ta sot. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit e shtypit, që në vitet e vështira të këtij vendi e ushqyen shpirtin opozitar. Unë jam i bindur se shtypi do të fitojë të drejtat e veta më të mira dhe një liri që nuk e ka pasur deri më sot. Unë gjykoj se piciri që kemi hequr në opozitë do të vlejë si mësim për atë që një opozitë nuk duhet të provojë," - tha Rama./Indeksonline/