E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli përsëri Mustafës: Rrugë si të Kabulit

Porosisë së Isa Mustafës se nëse Behgjet Pacollit nuk i pëlqen Prishtina mund të shkojë në një qytet tjetër i është përgjigjur Pacolli duke e kritikuar sërish Prishtinën për dukjen e saj.

 Ai ka thënë se edhe mund të ikë prej Prishtinës por kaosi mbetet prapa

“Falenderoj profesorin e nderuar, Kryetarin e Prishtinës, z. Mustafa për rekomandimin e tij që nëse nuk më pëlqen Prishtina, mund të ik. I nderuari Kryetar, unë edhe mund të ik, falë punës dhe angazhimit tim kam ku të shkoj dhe ku të mbaj familjen time, POR, ikja ime nuk do të zgjidh problemin dhe kaosin e Prishtinës, dështimin tënd dhe të paraardhësve tu për të siguruar jetë më të mirë në komunën tonë, ikja imë nuk e fsheh, vetëm e ven në pah edhe më shumë.
Nuk është hera e parë i nderuari Kryetar që JU ofroni si zgjidhje të problemeve tua largimin e kritikëve. Lagjet e Prishtinës të cilat duken si rrugë të Kabulit, pa asfalt, pa ujë, me gropa dhe pluhur nuk mbulohen nga ikja ime. Puna ime flet pa folur unë dhe ashtu do të duhej të ishte edhe për JU, por ju doni të na verboni të mos shohim paaftësitë e administratës tuaj apo të na largoni të mos flasim për shëmtinë e Prishtinës.

Për dallim nga shumica e bashkëqytetarëve tonë, unë kam ku të shkoj, POR nuk kanë ku të shkojnë ata të cilët nuk kanë ende sot ujë, asfalt dhe vend ku mund të ndihen të sigurt për jetën dhe sigurinë e fëmijëve të tyre. Ato janë dështimet tua dhe të adminstratës tënde Kryetar dhe përkundrejt respektit njerëzor që ka për JU më befasoni me verbërine për të parë shëmtinë për të cilën JU keni kontribuar për dy mandate të plota”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli ditë më parë kishte thënë se Prishtina është më e shëmtuar se Afrika./Indeksonline

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›