PS feston 20-vjetorin me syte nga Kolegji
TIRAN - Nen tingujt e muzikes klasike dhe qindra pjesemarresve Partia Socialiste ka festuar diten e djeshme 20-vjetorin e krijimit te saj. Per te marre pjese ne ceremonine festive ishin mbledhur jo vetem themelues dhe bashkepunetore te Partise Socialiste por edhe perfaqesues te shoqerise civile dhe diplomate. Ne oren 1900 rreth 800 personalitete mbushen ambientet e hollit te nje hoteli te njohur ne kryeqytet.
Sipas zakoneve te vendit ne hyrje te ambientit festiv qendronin tre deputete Arta Dade Besnik Baraj dhe Blendi Klosi te cilet i uronin mireseardhjen te pranishmeve. Pas akomodimit te te ftuarve mberriti dhe kryetari i Partise Socialiste Edi Rama sebashku me bashkeshorten e tij. Ata takuan te pranishmit dhe shkembenin biseda midis tyre.
Me pas kreu i PS-se me gruan e tij u shperngul dhe ne zonen ku ndodheshin zyrtaret e larte socialiste themeluesit e partise dhe diplomatet e huaj. Ne kete takim festiv ishte i pranishem dhe kreu i OSBE-se ambasadori i BE-se dhe zevendesambasadorja e SHBA-ve.
Rreth ores 1930 kreu i socialisteve ka mbajtur dhe fjalen e rastit. Me pas te ftuarit kane trokitur gotat midis tyre dhe shkembyen urimet e rastit. Megjithese nje dite festive ne bisedat qe zhvilloheshin nga te pjesemarresit nuk u shmangen as diskutimet mbi vendimin e sotem te Kolegjit Zgjedhor per Bashkine e Tiranes. Ne kete takim midis miqsh dhe bashkepunetoresh mungonin deputetet e Partise Socialiste Andis Harasani dhe Kastriot Islami te njohur per kritikat e tyre mbi lidershipin socialist.