E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS fton qytetarët të aplikojnë online për kandidat për Avokat të Popullit

Share

Qytetarët e interesuar mund të aplikojnë për postin e Avokatit të Popullit si dhe ta përzgjedhin atë nëpërmjet internetit. Partia Socialiste në një njoftim shtypi bëri të ditur dje hapjen e konkursit për këtë detyrë, ashtu siç premtoi më parë kreu i PS-së Edi Rama. Pas propozimit të kryetarit të PS për ngritjen e një komisioni ad hoc për thithjen, shqyrtimin e seleksionimin e kandidaturave për Avokat të Popullit, vë në dispozicion faqen e internetit: http://avokatipopullit2011.ps.al/, ku shpall të hapur procesin e pranimit të dokumentacionit për çdo kandidat apo kandidate, që dëshiron të aplikojë për tu zgjedhur Avokat i Popullit, thotë selia rozë.

Sipas PS, çdo qytetar nëse plotëson kriteret mund të bëhet Avokat i Popullit. Çdokush i interesuar është i ftuar të paraqes pranë Komisionit Përzgjedhës ad hoc dokumentacionin përkatës. Në bazë të përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore, Avokat i Popullit mund të jetë çdo shtetas shqiptar, me arsim të lartë, me njohuri dhe veprimtari të njohura në fushën e të drejtave të njeriut dhe të ligjit, i/e shquar për aftësi profesionale dhe figurë të pastër etiko-morale, e që të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin apo zgjedhjen e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›