Erjon Braçe: Iliri smund të ketë një mundësi të dytë me PS-në
Titujt e gazetave, të hapura sot me deklaratën e Edi Ramës në Top-Story se Ilir Meta ka një mundësi të dytë, kanë shkaktuar reagimin e deputetit të Beratit Erjon Braçe. Edhe pse bën të ditur se nuk e ka parë live intervistën, por e ka marrë deklaratën nga gazetat, ai thotë se është pavend të thuash se Meta ka një mundësi të dytë me PS-së. Braçe thotë se PS-ja me Ilir Metën e ka kufirin tek 21 janari i këtij viti. ”…E ka një mundësi të dytë!!!, e nis me këtë deklaratë habitore me plot pikëçuditëse pas deklaratën e tij në rrjetin social FB Erjon Braçe. Më tej ai sqaron opinionin e vet për këtë çështje. Unë nuk e kam parë emisionin dje, por kam lexuar gjithë shtypin sot. Dua të them dy gjëra: E para, në një organizatë, mundësinë e parë, të dytë, të tretë… nuk e jep një individ pavarësisht pushtetit që ka në të; mundësinë e jep organizata, por në respekt të rregullave të përbashkëta. E dyta, një vendim për një “mundësi të dytë” duhet të ketë moral, shumë moral; unë kujtoj vetëm muajin Janar të këtij viti, publikimin e skandalit më të madh prej 1990 në një qeveri shqiptare, shpërthimin e zemërimit qytetar ndaj korrupsionit publik, konsumuar mu para syve të tyre, reagimin kriminal të qeverisë së përfshirë në korrupsion duke vrarë 4 qytetarë të angazhuar, opozitarë, familjarë, prindër.
Më tej Braçe thekson se këtë qëndrim e ka parimor. jo se i pëlqen të bëjë protagonistin duke dalë kundër deklaratave të kreut të PS-së. 21 janari është një ditë kufi për çdo politikan!, shprehet ai duke shtuar se ndodh që numrat nuk kanë moral, por prodhojnë pushtet. Por unë nuk mund të pranoj që pushteti në këtë vend të kalojë nga të korruptuarit tek të njëjtët të korruptuar.