PS hap fushatën në Korçë, Rama: Krenar për skuadrën e rilindjes
KORCE – Nga Korça ku prezantoi kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 23 qershorit, kryetari i opozitës Edi Rama akuzoi qeverinë se po ushtron presion ndaj punonjësve të administratës për të mbështetur dhe votuar Partinë Demokratike.
Për liderin e opozitës, qeveria po ushtron presion edhe ndaj sipërmarrësve shqiptarë, ndërsa sipas tij, tregtarët i frikësohen falimentimit për shkak të taksave të larta.
Kryesocialisti Rama renditi një sërë premtimesh si heqjen e taksës për biznesin e vogël, reduktimin analfabetizmin, rimëkëmbjen e bujqësisë dhe vendosjen e taksimit progresiv, ndërsa vuri theksin tek hapja e vendeve të reja të punës.
Ndërsa vlerësoi kandidatët e opozitës në qarkun e Korçës, Rama sulmoi ministrin e Finacanve Ridvan Bode, duke thënë se ai nuk i meriton votat e korçarëve.
(er.nu/BalkanWeb)