PS i drejtohet Kolegjit Zgjedhor për të ndarë mandatet
Partia Socialiste po nxiton që të mbyllet procesi zgjedhor, që siç ndodh rëndom në Shqipëri, zgjat me javë të tëra.
Për këtë arsye ata kanë dorëzuar një kërkesë pranë Kolegjit Zgjedhor, duke i kërkuar që të bëjë ndarjen e mandateve.
Përfaqësuesi i PS, Koli Bele tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pamundësi për të bërë certifikimin e zgjedhjeve për shkak se i mungon kuorumi i anëtarëve të nevojshëm.
Për këtë arsye, Bele tha se i janë drejtuar Kolegjit Zgjedhor, që do marrë në administrim tabelat përmbledhëse.
Sipas tij, Kolegji duhet të urdhërojë KQZ-në që të sjellë tabelat përmbledhëse.
Më pas do bëhen verifikimet e nevojshme dhe Kolegji Zgjedhor do i japë fund zgjedhjeve duke shpërndarë mandatet dhe certifikuar procesin./ep